Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Studenti”, kapet 2.5 kg Cannabis Sattiva e destinuar për studentët
English

Operacioni “Studenti”, kapet 2.5 kg Cannabis Sattiva e destinuar për studentët

Tiranë, 10 janar 2011, NOA – Një sasi prej 2 kg 500 gram Cannabis Sattiva është sekuestruar sot nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor të koduar “Studenti”. Uniformat blu të kryeqytetit finalizuan sekuestrimin e drogës dhe arrestimin sot paradite të 20-vjeçarit Ardian Mersin Caci, lindur në Tiranë e banues në Sarandë, student pranë një Fakulteti Jo Publik në Tiranë si dhe 19-vjeçarin Azem Veseli, edhe ky banues në Tiranë.

Sikundër bëri të ditur drejtoria e Policisë së Tiranës, me përdorimin e metodave operative, u mundësua kapja e tyre në afërsi të kryqëzimit të Laprakës në Tiranë.

Po kështu më parë ishte mësuar gjatë hetimit se këta dy shtetas posedonin 2 kg e 500 gram lëndë narkotike e Cannabis sattiva, e cila sikundër bëhet e ditur ishte e ndarë në pako 1 kilogramëshe.

Kjo sasi lënde narkotike, dyshohet se kishte destinacion shitjen dhe shpërndarjen më pas në tregun e Tiranës dhe kryesisht pranë qendrave studentore.

Ardian Cacit dhe Azem Veselit iu gjet droga gjatë kontrollit personal të ushtruar, ndërkohë që ndaj tyre është marrë tashmë masa e sigurisë më arrest me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa çështja penale po ndiqet nga prokuroria e Tiranës.

mit/NOA.

KOMENTE