English

Panairi i Las Vegasit promovon teknologjinë 4G

Las Vegas, 10 janar, NOA – Ndërsa në Shqipëri sot u realizua për herë të parë komunikimi me anë të teknologjisë 3G, në panairin e elektronikës për konsumatorët në Las Vegas u prezantua teknologjia celulare 4 G. Ajo e bën rrjetin celular gjithnjë e më të shpejtë dhe më tepër pajisje shtëpiake po i lidh me internetin. Konkretisht, teknologjia 4G premton shpejtësi më të madhe se sa rrjeti ekzistues 3G, pra për shkarkime dhe navigime më të shpejta në pajisjet e reja elektronike, të ashtuquajturit smartphone, laptop dhe tablets. Teknologjia 4G ofron shpejtësi shkarkimi deri në 1 gigabit për sekondë për përdoruesit stacionarë dhe 100 megabit për sekondë për përdoruesit në trena apo në makina. Shpejtësi të tilla krijojnë mundësi për të shkarkuar programe televizive, filma dhe lojëra elektronike në kohë reale. n.e/NOA

KOMENTE