Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 10 Janar 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 10 Janar 2011

Tiranë,10 Janar, NOA - Gazetat shqiptare trajtojnë si argument kryesor të ditës së sotme qëndrimin e shprehur dje nga përfaqësues të mazhorancës për fundin e negociatave për zgjedhjet e kaluara dhe për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në prag të nisjes së fushatës gazetat bëjnë dhe parashikimet për aleancat e mundshme me koalicionin qeverisës. Një tjetër argument në faqet e para është dhe vazhdimi i procesit të djegies së fletëve të votimit.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës së sotme “Lista e ushtarakëve që përfitojnë pensione”, është një artikull që flet për pensionet suplementare të ushtarakëve.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Pëllumbi: Berishizmi si fenomen politik”, “Importi i plehrave, letër Kadaresë dhe gjithë atyre që u peshon fjala”, “Alibeaj: Nuk ka negociata me PS-në, ne jemi në fushatë elektorale”, “Specializimet e mjekësisë, Kule: Nuk firmos jashtë rregullores”, “Policia në aksion duke terrorizuar qytetarët”.

E përditshmja “Panorama” ka si artikull kryesor marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë Drejtësi dhe Integrim, “Çamët në qeveri, marrëveshje me PD-në për 8 për qind të administratës”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Listat e votuesve për hetim, Komisionerja: Kuvendi dhe Prokuroria kanë status të veçantë” , “Pensionet e ushtarakëve, lista e re me emrat e 127 përfituesve”, “Specializimet, anulohet konkursi i Obstetrikës”, “Vodafon nis për herë të parë shërbimin 3G në Tiranë”, “Si u realizuan fotografitë e para zyrtare të Enever Hoxhës”“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Shqipëria: Demontojmë armë greke dhe serbe”, i cili i referohet një interviste me drejtorin e uzinës së Mjekësit ku kryehet demontimi i armatimeve.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Prapaskenat e zgjedhjes së Berishës në krye të PD-së”, “BE, 5 muaj monitorim për vizat”, “Klasa e parë do të mësoj kompjuter”, “Miratohet kredia për 100 familje”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita, lëvizje të re qytetare”, i cili flet për aksionin e opozitës dhe mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Prokuroria: Nuk ka hetime për UÇK-në” “Ndryshimet në polici, në funksion të zgjedhjeve”, “Afron epidemia e grupit, kulmi në shkurt”, “Bllokimi i kosovarëve me pasaporta serbe, me urdhër të Beogradit”, “Kreu i OSBE, mision special në Tiranë”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Negociatat, PD: Tani, me qytetarët jo me PS”, i cili flet për qëndrimin e mazhorancës pas dështimit të negociatave dhe afrimit të fushatës elektorale.

Vijojnë disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete: “Masteri, jo i detyrueshëm për mësuesit aktual”, “Bashkia e Tiranës: Në 8 muaj u mbyllën 2300 biznese”, “Paradoksi, PS: Jemi pro dialogut, por për protestat”, “Nis sot për herë të parë aplikimi i teknologjisë 3G”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e HENË, 10 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE