Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e shtetit: Nga 6-9 janar kapëm 55 persona të akuzuar për krime
English

Policia e shtetit: Nga 6-9 janar kapëm 55 persona të akuzuar për krime

Tiranë, 10 janar 2011, NOA – Policia e Shtetit ka rritur efikasitetin e strukturave të parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë në komunitet duke ndërmarrë një planveprimi përmes të cilit vetëm gjatë tri ditëve të fundit janë vënë në pranga dhe ndaluar 55 persona të akuzuar për krime të ndryshme. Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica informoi në një konferencë për shtyp se nga datat 6-9 janar uniformat blu të kryeqytetit kanë kapur në flagrancë 37 autorë të veprave penale.

Gjithashtu mësohet se janë kapur 23 persona të shpallur në kërkim si dhe janë bllokuar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat mbaheshin pa leje.

Plangarica deklaroi se për shkelje të konstatuara janë shoqëruar në polici 196 automjete të llojeve të ndryshme dhe në 331 raste janë marrë masa administrative.

Po në këtë kuadër, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve, nga Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore janë vendosur 7.410 masa administrative gjobë për shkeljet e konstatuara.

Ndërkohë që në 102 raste drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit për përdorim të pijeve alkoolike, ecje me shpejtësi tej normave të lejuara apo shkelje të tjera në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor.

Gjithashtu zëdhënësja e policisë tha se janë bllokuar edhe 170 automjete dhe konfiskuar katër të tjera për mangësi apo shkelje të ndryshme në dokumentacion.

mit/NOA

KOMENTE