Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rekord, 100 mijë USD për një shishe shampanjë
English

Rekord, 100 mijë USD për një shishe shampanjë

Las Vegas, 10 janar, NOA - Shishja më e madhe e shampanjës në botë u shit në Las Vegas, me rastin e festës së Vitit të Ri, me shumën prej 100 mijë dollarësh.

Kjo është një shifër rekord për një shishe shampanjë. Por edhe vet shishja ka pasur përmasa jo normale. Shampanja e llojit “Armand de Brignac”, ishte në një shishe prej 30 litrash, ose e thënë ndryshe, rreth 40 shishe të zakonshme.

Shishja peshonte 36 kilogram. Por kush është blerësi? Një shifër të tillë mund ta shpenzonte vetëm një njeri që është i pasionuar pas gjërave fine, por kuptohet edhe ka mundësinë për ta blerë.

Shampanja është blerë nga kampioni i boksit në peshat e mesme në versioni UFC Cain Ramirez Velasquez. Ai e bleu shishen gjatë festës që po zhvillonte me miqtë në një hotel luksoz në “Las Vegas”.

Shampanja “Armand de Brignac” është një prej pijeve më të veçanta franceze. Kjo markë është dhe një simbol i luksit dhe pasurisë. Revista “Fine Champagne” e vlerësoi këtë shampanjë më çmimin e parë në konkursin ku morën pjesë rreth 1000 prodhues vere.

a.k/NOA

KOMENTE