English

Vodhën kabinat elektrike në Ndroq në 2008-ën, zbulohen dy autorët

Tiranë, 10 janar 2011, NOA - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur kabinën elektrike të ndodhur në fshatin Bulticë të Komunës Vaqarr në Tiranë. Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës tha në një konferencë për shtyp se është arrestuar Lorenc Çezar Pera, 32 vjeç, banues në fshatin Yzberisht në Tiranë dhe 22-vjeçari Ilber Enver Hasalami, banues në Kodër Mëzez.

Gjatë hetimit policor rezultoi se dy të arrestuarit ishin autorë të vjedhjes së kabinës elektrike fidri 4 në Ndroq, dhe kabinës elektrike fidri 1 në Ndroq, vjedhje të kryera në 26.09.2008.

Pas kontrollit të tyre, në cilësinë e provës materiale dy shtetasve iu sekuestrua 30 kg. bakër i vjedhur, një pompë uji me mbishkrimin, dy dara dore të mëdha, 5 çelësa të llojeve të ndryshme, dy palë doreza, një levë hekuri, të cilat shërbenin për të realizuar vjedhjet, si dhe një mjet tip Benz, me targa TR 3701 F, që shërbente për transportimin e mallrave të vjedhur.

Lorenc Pera dhe Ilber Hasalami akuzohen po ndiqen penalisht nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të vjedhjes.

mit/NOA

KOMENTE