English

Albino Prudentino, u ekstradua drejt Italisë

Tiranë, 11 janar, NOA – Eshtë ekstraduar sot drejt Italisë bosi i organizatës mafioze të shtetit fqinj, “Sacra Corona Unita”, Albino Prudentino.

Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, Prudentino është nisur në orët e para të mëngjesit drejt vendit të tij, ndërsa ekstradimin e tij e parapriu një leje e lëshuar nga ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ndaj Interpolit për ta realizuar atë.

Prudentino u arrestua në muajin shtator në qytetin e Vlorës dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e përfshirjes në trafiqe dhe pastrim parash.

Prokuroria italiane zotëron ndaj tij prova të padiskutueshme dhe prandaj, u realizua edhe ekstradimi i tij drejt Italisë, në mënyrë që të marrë udhë procesi i gjykimit ndaj tij prej autoriteteve të drejtësisë në shtetin fqinj.

n.e/NOA

KOMENTE