English

Brad Pitt, në rolin e John Lennonit

SHBA, 11 Janar 2011 NOA - Brad Pitt mësohet se do të marrë përsipër të luajë një rol mjaft të veçantë: atë të ish-Bitëllsit të famshëm, John Lenon, i cili u vra gjatë një atentati. Tashmë ky nuk është më një sekret dhe miratimin rreth këtij roli e ka dhënë edhe vetë Yoko Ono, bashkëshortja e artistit të madh, e cila ka pranuar që Pitt jo vetëm të luajë si Lennon, por gjithashtu të bashkëpunojë sa më mirë jetë e mundur për prodhimin e këtij filmi. Ndërkaq, një sfidë e madhe që paraqitet para Brad Pitt është edhe ajo e imitimit të zërit të këngëtarit të madh, për të cilin ai ka marrë bekimin e Yooko Onos. Filmi, i cili rrëfen për vitet e fundit të jetës së Lennon, përpiqet ta shfaqë sa më mirë figurën e ish-Bitëllsit. n.e/NOA

KOMENTE