Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demokracia e Re: Prioritetet e Shkupit për vitin që ka nisur
English

Demokracia e Re: Prioritetet e Shkupit për vitin që ka nisur

Shkup, 11 Janar 2011 NOA/ Zulejha Ramadani - “Prioritete të Maqedonisë për 2011 të jenë kohezioni ndëretnik, dialogu politik dhe kompromisi rreth emrit me Greqinë”. Kështu tha sot Flora Kadriu, deputete e DR-së, në një dalje për mediat. Sipas Kadriut, nëqoftëse rëndësia e Evropës mbështetet në idenë e bashkimit, atëherë kuptohet se zgjerimi i Unionit Evropian është një nga elementet kruciale për funksionimin e deritanishëm dhe të mëtutjeshëm të tij, politikë e cila paraqet sukses historik më vete. Kadriu vlerësoi se është për t’u përshëndetur agjenda politike e kryesimit të Hungarisë e cila fokusohet rreth faktorit njeri e me këtë dhe rreth një Evrope më të fuqishme, si dhe rreth zgjerimit të Unionit me tendencë të thellimit dhe avancimit të politikave konzistente të marrëdhënieve të mira fqinjësore, pa anashkaluar në asnjë moment rëndësinë e afrimit të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të plotë në UE. Por, kuptohet se UE është i hapur për shtete europiane të cilat janë të përgatitura dhe të afta për t’i realizuar reformat e brendshme me çka do të përforcohen kapacitetet demokratike qeverisëse të këtyre vendeve dhe njëherit do të afirmohen dhe përqafohen vlerat evropiane, - konsideroi Kadriu. Ajo paralajmëroi se për të ndodhur një hap i tillë, i nevojshëm dhe i patjetërsueshëm është dialogu politik cilësor. “Nëse bashkërisht konstatojmë këtë qëndrim, atëherë duhet pranuar edhe faktin se në Maqedoni, bazuar në realitetin e përditshëm politik, por edhe të Raportit të fundit të Komisionit Europian mbi progresin e Maqedonisë drejt integrimit në UE, dialogu politik mes partive politike nuk është në nivelin e duhur, duke munguar edhe në marrëdhëniet mes partnerëve qeveritarë”. Sipas Kadriut, nëse dialogu politik nuk funksionon në nivel qeveritar si distancë më e lartë e politikbërjes në vend, qartë se i njejti me intenzitet të njejtë do të reflektohet në mënyrë vertikale tek nivelet tjera. Nga këtu, për dialog politik në Kuvend nuk mund të lëvdrohemi sepse nuk patëm arritje të konsenzusit të gjërë ndëretnik e ndërpartiak për çështje të rëndësishme e diskutabile siç është çështja e emrit, e as për ligjin e regjistrimit të popullsisë për vitin 2011. “Unë jam e bindur se Hungaria gjatë takimeve të ndryshme do të shpërndaj materiale me të dhëna reale për Maqedoninë, ngaqë ajo si pjesë e civilizimit europian ka prioritet diverzitetin kulturor për dallim nga Maqedonia e cila gjatë kryesimit me Këshillin e UE-së shpërndau broshura tendencioze ku nuk jepeshin të dhëna reale për strukturën multietnike të popullsisë (nuk u përmendën shqiptarët), e as tek shtetet me të cilat kufizohet Maqedonia (nuk u përmend fare Republika e Kosovës si shtet fqinj, por si fqinj verior u paraqit ish-Jugosllavia)”, - tha deputetja e Demokracisë së Re në FYROM. Nëse viti 2008 ishte vit europian i dialogut ndërkulturor, 2009 ishte viti i kreativitetit dhe inovacioneve, 2010 ishte vit i luftës kundër varfërisë, atëherë 2011 veç më është e shpallur si vit evropian për volontim si mënyrë për promovimin e qytetërimit aktiv, atëherë do të doja që viti 2011 për Maqedoninë të jetë viti i ndërtimit të kohezionit të brendshëm ndëretnik, ndërtimit të dialogut politik cilësor, vit i zgjidhjes së kontestit rreth emrit me Greqinë dhe me këtë anëtarsim i vendit në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarsim në UE. Apeloj tek Qeveria dhe mazhoranca parlamentare që në interes të qytetarëve të angazhohet maksimalisht në këtë drejtim dhe të realizon këto prioritete për vendin. z.r/NOA

KOMENTE