Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Financial Times”: Shkoni të vizitoni Shqipërinë
English

“Financial Times”: Shkoni të vizitoni Shqipërinë

Tiranë, 11 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Pas një 2011 të kujdesshme operatorët turistik dhe udhëtarët janë përsëri në kërkim të eksperiencave unike dhe me vlerë. Destinacionet që duhen parë janë ato që i ofrojnë të dyja. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane “Financial Times” në artikullin e sotëm me titull “Destinacione te reja!” nga autori Dan Linstead. Edhe në 20011 xhepa të Evropës mbeten të panjohur në mënyrë drithëruese. Një prej destinacioneve më intrigues të këtij viti është Shqipëria – pjesërisht për plazhet e saj mesdhetare, të qeta e jo të kushtueshme si dhe për peizazhin e saj malor. Më tej gazeta më e famshme ekonomike në botë shkruan: “Për tipat aktiv[ interesin më të madh përbëjnë Bjeshkët e Namuna në pjesën më veriore të vendit – një zonë e izoluar me maja që ngrihen 2600 metra dhe të populluar nga arinj dhe ujqër me fshatra bujqësh të pasur në folklor”. Në artikull përmenden si destinacione të reja për t’u vizituar, përveç Shqipërisë edhe Jordania, Peruja, Zimbabve, dhe Sri Lanka. e.t/NOA

KOMENTE