English

Gardetos refuzon të flasë për dëshmitarët e “vdekur”

Bruksel, 11 janar, NOA - Raportuesi i Këshillit të Evropës, Zhan Shari Gardeto, ka refuzuar të komentojë faktin se dëshmitarët e shpallur të vrarë në raportin e tij janë të gjallë, shkruan e përditshmja "Politika" e Beogradit.

“Është herët për komente dhe deklarata në këtë fazë”, është njoftuar nga zyra e Gardetos. Raportuesi i Këshillit të Evropës, Zhan Shari Gardeto, më 26 janar do të raportojë në Këshillin për çështjet juridike dhe të drejtat e njeriut të Asamblesë Parlamentare të KE për mbrojtjen e dëshmitarëve në Ballkan.

Mes tjerash Gardeto në raportin e tij ka theksuar emrat e dëshmitarëve nën mbrojtjen e Tribunalit të Hagës - Sadik dhe Vesel Muriqin - për të cilët pohon se janë vrarë gjatë procesit të Ramush Haradinajt. Sadik dhe Vesel Muriqin kanë deklaruar se kurrë nuk kanë qenë dëshmitarë të Hagës.

a.k/NOA

KOMENTE