English

Inter dhe misioni Sanchez

Milano, 11 Janar NOA - Do të jenë 7 ditë tepër vendimtare, gjatë të cilave do të shohim nëse Alexis Sanchez do të jetë goditja e vërtetë e merkatos së janarit për klubin e Interit.

Në Itali pritet të vijë agjenti i vetë lojtarit kiliani, Felicevich, i cili ka një takim të planifikuar si me Brancën ashtu dhe me drejtori e përgjithshëm të Udinezes Ausilio. Ekipi fiurlian, megjithatë, nuk ka ndërmend ta lërë Sanchez pa një shifër të konsiderueshme. Kërkesa e presidentit Pozzo është si gjithmonë 25 milionë, ndërsa zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë plus kartonin e Obi, i cili do t’i rezultonte tepër i dobishëm Udinezes në rast largimi të Ilner.

r.b/NOA

KOMENTE