Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rreth NOA
English

Rreth NOA

NOA - Agjencia Kombëtare e Lajmeve Shqiptare, transmeton online përmes faqes së saj zyrtare të internetit, noa.al si dhe në newsofalbania.net, adresa e dikurshme e NOA (e njohur si News of Albania). Themeluar në vitin 2007, aktualisht, NOA ndodhet në vitin e pestë të transmetimit.

NOA është një agjenci private lajmesh. Ajo ka si synim të sjellë përmes lirisë së fjalës, frymën intelektuale, mbi të gjitha, të ofrojë informacion të shpejtë dhe të saktë për aktualitetin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Greqi, Itali dhe më gjerë.

NOA është e vetmja në Shqipëri dhe viset shqiptare përtej kufirit, që transmeton 24 orë në 24, për 7 ditë të javës në çdo ditë të vitit.

Gjatë 24 orëve, NOA rifreskohet minutë pas minute me disa dhetëra lajme, shërbime dhe produkte të tjera, duke azhornuar rregullisht rubrikat.

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA, përbëhet nga emra të njohur të medias, me përvojë disa vjeçare. nuk mungojnë dhe të rinj e të reja që kanë pasion misionin e gazetarit.

NOA transmeton lajme në gjuhën shqipe (pa pagesë), si dhe në anglisht, italisht dhe greqisht (me abonim).

Një pjesë e lajmeve dhe shërbimeve të NOA, janë të mbrojtura me fjalëkalim i cili përftohet me pagesë abonimi.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA

STAFI

Administratore:

Eglantina Lushaj administrator@noa.al

Kryeredaktore

Eglantina Nasi enasi@noa.al

Redaktorë përgjegjës:

Irma Toptani itoptani@noa.al

Ariola Ymeraj aymeraj@noa.al

Rid Bulku rbulku@noa.al

Redaktore Letrare

Aida Kurani redaktore@noa.al

Ekonomi:

Rajmonda Lajthia rlajthia@noa.al

Sociale

Blerina Ahmetaj bahmetaj@noa.al

Kulturë:

Milena Selimi mselimi@noa.al

Turizëm:

Arsen Koza akoza@noa.al

Shërbimi Fotografik:

LSA (Light Studio Agency)

Marketing: marketing@noa.al

Albert Petropullo

Promocion:

Pamela Selita pr@noa.al

Webmaster:

Ingrid Shyti webmaster@noa.al

Suporti:

AvinDesign

Hostgator

Webphotopro

Bashkëpunëtorë dhe korrespondentë:

SHBA

Shkëlqim Kokici

Ari Bello

Kanada

Eleonora Nossi

FYROM (Maqedoni)

Zulejha Ramadani

Greqi

Nikos Samaras

Britani e Madhe

Emily Brasha

Itali

Jonida Moisiu

Francë

Gent Pjetërnika

Suedi

Ramadan Seitaj

Partneritet me mediat Agjencia e Lajmeve INA, Deutsche Welle, Newsit Greece, Peace Reporter International, Partneriteti i dobishëm: Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, me politikat e saj botuese, synon të promovojë Shqipërinë, zhvillimin e saj dhe të përmbushë një prej të drejtave themelore të qytetarëve që garanton Kushtetuta, atë për informim.

Me këtë vizion, NOA synon të përcjellë te qytetarët, sa më shumë informacion, duke pasur si përparësi, atë që mund të konsiderohet ende "ana e errët" e informimit dhe që është mosnjohja ende plotësisht nga ana e qytetarëve me resurset e vendit tonë.

Në dobi të këtyre synimeve, lipset partneritet. Në sajë të mirëkuptimit, mes institucioneve shtetërore dhe atyre private që kanë ndikimin në zhvillimin e resurseve të vendit, dhe agjencisë kombëtare të lajmeve NOA, ka partneritet dhe mbështetje nga institucionet shtetërore dhe jopublike, ku disa gjenden më poshtë:

Instituti i Statistikës

Avokati i Popullit

OSCE

UNDP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

Bashkia e Tiranës

Konsullata e Torinos

Parime

NOA bën pjesë në dy organizata ndërkombëtare të gazetarëve si dhe në një shqiptare. NOA pranon dhe zbaton parimet dhe standardet e tyre, si dhe Kodin Internacional të Etikës.

publikimin e informacionit, NOA ka parasysh këta elementë:

Paanshmërinë në informacionet e transmetuara.

Transmetimin e lajmeve me dy burime, një i tretë i pëlqyeshm dhe të tjerë, të këshillueshëm.

NOA nuk i përmbahet vetëm informacionit zyrtar që ofrohet nga institucionet e ndryshme shtetërore. Stafi i saj qëmton në terren si dhe përmes mënyrave komunikuese të ndryshme, informacione që lidhen me raportimin.

Rubrika Opinion, për shkak të fluksit të personave që kërkojnë të publikojnë opinionet e tyre mbi tema të ndryshme të aktualitetit, është ndër më të dendurat në ngarkesë tek NOA.

Shkrimet e publikuara në rubrikën "Opinion", nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të agjencisë së lajmeve NOA.

NOA ndalon në hapësirën e saj transmetuese, diskriminimin dhe përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër të paligjshme.

NOA kontrollon autencitetin e lajmit duke mos lejuar shtrembërimin e së vërtetës, falsifikimin, fabrikimin, fyerjen, shpifjen, apo abuzimin për qëllime përfitimi kundrejt publikimit të një lajmi apo çdo lloj materiali tjetër.

NOA në mënyrë të rezervuar, lejon të publikohen lajme të cilat në momentin kur kanë ngjarë apo mësuar kanë mungesa ose pasaktësi që nuk prekin thelbin e lajmit. Kjo riparohet duke bërë Update (rifreskim) të lajmit, pas mbledhjes së informacioneve që fillimisht mund të ketë qenë e pamundur të siguroheshin.

KOMENTE