Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia arreston Jusuf Sonmez
English

Turqia arreston Jusuf Sonmez

Autoritetet turke kanë arrestuar doktorin Jusuf Sonmez, i cili besohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Anatolia, sipas së cilës policia e ka marrë në pyetje Sonmezin - i akuzuar për përfshirje në trafik organesh në Kosovë, në bashkëpunim me klinikën “Medicus”.

Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel, ka deklaruar në Prishtinë gjatë seancës konfirmuese për rastin “Medicus”, se personat e varfër ishin dërguar në Kosovë bazuar në premtime false se do të paguheshin nëse jepnin veshkat.

Këto të fundit shiteshin në tregun e zi të organeve, transmeton radio Free Europe. Ratel e ka përshkruar Sonmezin si “pjesëmarrës kyç në operacionet” e kryera në klinikën private “Medicus”.

KOMENTE