English

Arrestohet 18-vjeçari, dyshohet se plagosi dy vëllezër

Tiranë, 12 janar, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë ditën e stome të riun që dyshohet se plagosi me thikë dy vëllezër në muajin tetor të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin, Gjergji Dod Luli, banues në Tiranë. Luli ishte protagonist i sherrit të ndodhur mes dy grupeve të të rinjve në 21 tetorit 2010. Pas toneve të ashpra të shkëmbyera mes të rinjve, Luli ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur dy vëllezërit, konkretisht Heralind dhe Klajdi Biberaj. Ndaj Lulit Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar Urdhër ndalimi për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. a.k/NOA

KOMENTE