English

Avokat i rremë, vazhdon të ndjekë 60 çështje

Ilinois, 12 Janar NOA/ Rid Bulku - Gjykatës së Cook County, në Ilionois, i janë dashur 60 raste civile dhe penale për të parë se Tahir Malik nuk ishte realisht një avokat, madje nuk kishte qenë asnjëherë në universitet. E ç’është më e keqja, ai, çdo gjë që dinte në lidhje me botën e drejtësisë e kishte mësuar në karrierën e tij të pasur me precedentë kriminalë. Malik kalonte shumë kohë në sallat e drejtësisë në gjueti për raste të vogla, të tilla si shkaqet e lidhur me trafikun ose pagesat e hipotekës dhe krime të tjera të vogla. Malik, duke qenë dhe një mashtrues, nuk ishte dhe aspak ekonomik, ku tarifat e tij shkonin nga 500 deri në 4 mijë e 500 dollarë për rast. Ai hiqej si një avokat tepër i zoti kudo nga shkonte. Mashtrimi zgjati deri sa një mjek, vuri re sjellje të çuditshme të këtij “avokati” dhe ngriti shumë dyshime. Ai shkoi për të parë kredencialet e tij dhe vuri re se ato nuk ekzistonin. Totalisht një mashtrues,që paguhej falë një eksperience kriminale dhe nga disa detaje që kishte mësuar falë televizionit, siç pranoi dhe babai i tij. Tahir Malik tani do të kthehet në të njëjtën gjykatë, ku prej shumë kohësh ka zbatuar profesionin e avokatit, por këtë herë do të jetë në kushte të tjera si një i akuzuar. r.b/NOA

KOMENTE