Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Popullit flet për raportin e Dik Martit
English

Avokati i Popullit flet për raportin e Dik Martit

Tiranë, 12 Janar 2011 NOA/ Rid Bulku – Institucioni shqiptar i Avokatit të Popullit i kthen reston homologëve serbë lidhur me raportin e dyshimtë të Dik Martit. Avokati i Popullit në detyrë, Florina Nuni, sipas konfirmimit për agjencinë NOA, i ka dërguar sot një letër Ombudsmanit te Serbise, z. Sasha Jenkoviç, ne pergjigje te shkreses qe ky i fundit i ka derguar Zyres shqiptare.

Në të vërtetë, letra e Ombudsmanit serb ka gjetur pasqyrimin të gjerë si ne median vendase në Serbi, ashtu edhe ate ndërkombëtare.

Burime zyrtare nga AP në Tiranë, i thanë agjencisë NOA se “ky komunikim mes dy zyrave do te perçohet edhe ne Keshillin e Evropes, ne kuadrin e te cilit ne kemi bashkepunim shumepalesh edhe me zyra te tjera te Ombudsmanit”.

Në letërm Nuni thotë se “pa asnjë lloj paragjykimi dhe e zhveshur nga çdo konsideratë politike, më lejoni të shprehem pozitivisht për hetimin dhe rihetimin e çështjeve të tilla, kurdo dhe kudo që ato të kenë ndodhur: qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, qoftë në Serbi, Maqedoni dhe kudo në botë”.

Më poshtë vijon letra e plotë:

Lënda: Në përgjigje tuajës No. 21896, datë 12/17/2010

Drejtuar: Z. Sasha Jankoviç, Ombudsman i Republikës së Serbisë

I nderuar koleg,

Ju falenderoj për besimin që shprehni, teksa i drejtoheni Zyrës së Avokatit të Popullit në Shqipëri, duke kërkuar angazhimin tonë “për të shprehur publikisht nevojën e hetimit te paanshëm dhe të plotë, pa konsiderata politike, të gjetjeve të Raportit “ të z. Dick Marty, Raporter i Posaçëm i Këshillit të Evropës.

Ndaj me ju të njëjtin vlerësim lidhur me natyrën universale dhe pa kufij të të drejtave të njeriut, sikundër e çmoj realisht mbrojtjen e tyre si kontribut për dinjitetin njerëzor dhe paqen në rajonin tonë.

Natyrisht, ashtu sikurse edhe ju, unë jam njohur me Projekt Raportin në fjalë, që pritet të diskutohet së afërmi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Pa asnjë lloj paragjykimi dhe e zhveshur nga çdo konsideratë politike, më lejoni të shprehem pozitivisht për hetimin dhe rihetimin e çështjeve të tilla, kurdo dhe kudo që ato të kenë ndodhur: qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, qoftë në Serbi, Maqedoni dhe kudo në botë.

Për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje janë shprehur edhe autoritetet më të larta shqiptare, të cilët zyrtarisht dhe publikisht i janë drejtuar instancave ndërkombëtare, juridiksioni i të cilave do të mundësonte realizimin e ketij misioni tepër të ndjeshëm për ndërgjegjen e popujve dhe kombeve tona.

Jam e prirur të ndaj mendimin se çdo kazus, sado absurd në dukje, duhet adresuar si real dhe i mundshëm, përsa i takon përkushtimit profesional dhe bashkëpunimit të kërkuar dhe ofruar nga palët e interesuara.

Duke mbetur po aq të interesuar sa edhe ju për zbardhjen e kësaj dhe të gjitha çështjeve që kane të bëjne me individë të vrarë apo të zhdukur, pavarësisht etnicitetit të tyre, në çdo vend qofshin ato, besoj se profesionalizmi dhe paanshmëria jonë do të jenë ndihma më e mirë që ne i japim paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimeve demokratike në rajonin tonë, me të ardhme, padyshim, evropjane dhe pa hije dhe mite të së kaluarës.

Më lejoni, me këtë rast, t’ju rishpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe universalizmin e tyre.

Me respekt,

AVOKATI I POPULLIT

Në Detyrë

Florina NUNI

KOMENTE