Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Rama nga kapo i kutive, u bë kryeçimka
English

LSI: Rama nga kapo i kutive, u bë kryeçimka

Tiranë, 12 janar 2011, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi pas deklaratës së Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama duke e cilësuar atë jo shefin e opozitës, por shefin e alternativës së çimkave, që lëngatën e tij politike do që ta kalojë duke përdorur shantazhet me çimka. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi për mediat se “kryeçimka Rama në një pozicion më pak qesharak se herët e tjera, përdori çimkën më të gabuar për të argumentuar dalldisjen e tij mediatike për të akuzuar për korrupsion dorazi numrin 2 të qeverisë, dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Duke nënkuptuar ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, nëkryetari i LSI-së, Vasili, theksoi se “Këtë çimkë, ky kryetar e akuzoi për javë të tëra si të kryekorruptuarin e vendit, si simbolin e çdo pune të pisët, si turpin shtetëror më të madh dhe i kërkoi mijëra herë dorëheqjen dhe shkarkimin. Ndërkohë që çimka e tij nga ana e vet, me dorë në zemër u përbetua se e kishte parë me sytë e tij këtë që merrte 3000 eurokokainë pa fund e këtë ia kishte thënë vetë atij e tërë dynjasë dhe se edhe ky kryetar ishte edhe ai me i degraduari në këtë vend, më i korruptuari dhe autori i punëve më të pista”, denoncoi shantazhin me video ndaj zëvendëskryeministrit meta, nënkryetari i LSI-së.

E duke vijuar në gjuhën e Ramës, Vasili tha se “sot të gjithë dëgjuan më në fund që këto dy çimka, i gjati dhe i shkurtri, pra Rama dhe Prifti, ishin bashkë se ishin tallur me shqiptarët sa kishin dashur e se nuk u kruhej barku hiç për korrupsionin dhe paratë e shqiptarëve, por kishin vetëm hallin e rrëmbimit të pushtetit me çimka për të shqyer paratë e shqiptarëve”.

Në këtë kontekst, Vasili e akuzoi kryesocialistin Rama si frymëzuesin e standardit më të pështirë të antimoralit, atë të përgjimeve me çimka, një standard që e la atë në opozitë.

“LSI përshëndet dhe mbështet plotësisht vendimin e zotit Meta për heqjen dorë nga imuniteti dhe besimin te drejtësia që ai demonstroi dhe i fton edhe çimkat, të gjatin dhe të shkurtrin, të bëjnë të njëjtën gjë; të lënë përrallat pa zë që u treguan shqiptarëve dje, duke u përkthyer gjuhën e tyre amtare në gjuhë çimkash”, nënvizoi zoti Vasili.

LSI, tha Vasili ka bindjen se drejtësia nuk do vonojë dhe do të çmontojë ligjërisht shantazhin e çimkave, për të mundësuar kështu mbrojtjen e qytetarëve nga krimi i organizuar.

Ai garantoi se si LSI edhe kreu i saj, Ilir Meta nuk do të tërhiqen nga lufta e tyre parimore ndaj krimit të organizuar për të mbrojtur shtetin ligjor.

“Standarti i ri i kryetarit te Partise Socialiste është tashme shndërrimi nga kryetari i kutive në kryetarin e çimkave. Sot të gjithë socialistet e ndershëm dhe me moral e kanë të qartë, se cila është lufta parimore e Ilir Metës dhe papajtueshmërinë e tij me moralin e çimkave që përfaqëson kryeçimka e PS-së, Edi Rama.

mit/NOA

KOMENTE