English

Lunacek: Këtë vit, sërish zgjedhje në Kosovë

Prishtinë, 12 janar, NOA - Eurodeputetja Ulrike Lunaçek është shprehur e zhgënjyer nga zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Sipas RTK-së ajo është shprehur se organizimi i zgjedhjeve të reja në fund të vitit, propozim ky i disa partive, duhet të merret parasysh seriozisht. “Kosova është me një zonë zgjedhore. Ka shumë mangësi sistemi, prandaj duhet të fillojnë shpejt përgatitjet, qoftë infrastruktura ligjore dhe të mbahen zgjedhjet deri në fund të vitit. Propozim ky i disa partive politike”, ka thënë Lunaçek. Para kësaj, ka shtuar ajo, duhet të formohen institucionet e reja. Lunaçek pritet të raportoj edhe në Parlamentin Evropian për zgjedhjet e fundit, raportim ky që pritet të jetë negativ marr parasysh dëshpërimin që shfaqi këtyre ditëve me nivelin e organizimit të zgjedhjeve. Zyra Civile Ndërkombëtare nuk ka preferuar të flasë për ndonjë opsion, por ka sugjeruar të merren seriozisht qëndrimet e Parlamentit Evropian. a.k.NOA

KOMENTE