Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit nga NOA e MeteoAlb
English

Parashikimi i motit nga NOA e MeteoAlb

Tiranë, 12 janar 2011 NOA - Dita e enjte do të rikthejë motin e kthjellet ne te gjithë vendin. Qe ne orët e para te mëngjesit zonat e ulëta dhe ato bregdetare do te dominohen nga kthjellime ndërsa me kthjellime dhe vranësira te here pas hershme do te jene zonat malore. Mesdita do te sjelle ore me diell ne te gjithë vendin.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe pjesa e dyte e ditës do te vijoje me mot te kthjellet ne pjesën me te madhe te territorit përjashtuar zonat malore dhe veriperëndimin e vendit ku do te ketë vranësira. Bregdeti dhe zona e ulet do te jene me diell ku me te dukshme kthjellimet do te jene ne te gjithë vijën bregdetare Durrës, Vlore, Sarande dhe Himarë si edhe ne Elbasan, Fier, Berat dhe Lushnjë.

Gjate natës do te ketë kalime te vranësirave ne te gjithë vendin te cilat do te largohen ne orët e para te mëngjesit pasardhës duke bere qe moti i kthjellet te jete dominues.

Temperaturat ajrit ne mëngjes do te pësojnë 1-2 grade rënie ne vend por mesdita do te ruaje te njëjtat vlera ne te gjithë territorin Shqiptar.

Era do të fryje e lehte me shpejtësi 25 km/h me drejtim Jugor duke bere qe dallgëzimi ne Adriatik dhe Jon do te jete i ulet.

Evropa

Një qendër e presion te ulet atmosferik do te vendoset ne Evropën qendrore shoqëruar nga një front i ftohte i cili do te jete me shtrirje nga Gjermania deri ne vendet Balltike, ne këto kushte vranësirat dhe shirat do te dominojnë ne te gjithë këto zona.

Problematike do te jene edhe stuhitë e forta te erës.

Gjithashtu një tjetër qendër e presionit te ulte do te vendoset ne verilindje te kontinentit shoqëruar nga një front i ftohte i cili do te sjelle me vete vranësira dhe reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar.

Persa i përket rajonit te Mesdheut dhe Gadishullit të Ballkanit do te karakterizohen nga masa ajrore te ngrohta e te lagështa duke bere qe temperaturat te pësojnë rritje.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Europa Qendrore alarmon reshje shiu e dëbore dhe stuhi ere;

Ishujt Britanike do te mbeten me rrebesh shiu dhe stuhi ere;

Vendet Nordike do të rrezikohet për reshje dëbore.

e.r/NOA

KOMENTE