Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ruli i shet trojet si t’i kish çifligjet e tij
English

PS: Ruli i shet trojet si t’i kish çifligjet e tij

Tiranë, 12 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Selia rozë reagoi sot pas deklaratës së zëdhënëses së ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli duke deklaruar se me reagimin e sotëm Ruli jo vetëm që nuk justifikoi veten, por provoi akoma më shumë fajin e tij. “Ajo që nuk tha sot përsëri Genc Ruli nëpërmjet zëdhënëses, ishte se përse u skualifikua kompania italiane Radici Energi. Përse ju tha se kishte ofertë jashtë kushteve të tenderit ndërkohë që avokati i prokurimeve dhe agjencia e prokurimit publik e konsideronin vendimin e Rulit për ta skualifikuar, të padrejtë”, tha në një konferencë për shtyp nënkryetari i PS-së, Eduard Shalsi, i cili e akuzoi ish-ministrin e Ekonomisë për shpërdorim detyre dhe rrëmbyes të pronave të të tjerëve.

“Për më tepër kompanisë italiane Radici Energie të cilës iu komunikua nga Genc Ruli se kishte ofertë jashtë kushteve të tenderit, në një moment i jepet krejtësisht në mënyrë të papritur një pjesë e kontratave. Për ç’farë ? Përse iu dhanë këto kontrata në mënyrë krejt të dyshimtë? Nga njëra anë i thuhet kompanisë së nuk plotëson kushtet, nga ana tjetër pak më vonë i jepen kontrata. Arsyeja e vetme është se Genc Ruli kërkonte ti mbyllte gojën kësaj kompanie për të favorizuar kompaninë tjetër me të cilën e lidhin interesa korruptive”, denoncoi Shalsi.

Sipas tij, morisë së akuzave që PS i ka adresuar për shpërdorim të detyrës ish- ministrit të Ekonomisë, vetë Ruli iu sikur të ishte në çifligun e tij personal duke e përdorur zëdhënësen Ministrisë së Bujqësisë, si zëdhënësen e tij personale.

“Në fakt ç’farë mund të presësh nga një ministër që i rrëmben banorëve të bregut të lumit tokën e destinuar për shkollë? Ç’farë mund të presësh nga një ministër që shet tokën tek ish-ekspozita si të ishte në pronat e familjes së tij? Ç’farë pret nga një ministër që ndryshon kontrata koncesionare pa përfillur as ligjin dhe as parlamentin”, akuzoi ministrin aktual të Bujqësisë, deputeti i PS-së.

Sipas Shalsit edhe kjo akuzë e re për korrupsion ndaj ministrit Genc Ruli ashtu sikundër aferat korruptive me koncesionet e tjera, por edhe trojet tregon filozofinë e qeverisë Berisha e cila ka për qëllim të vetëm pasurimin e një grushti njerëzish në kurriz të të gjithë shqiptarëve.

“Kjo është një pjesë e atij mozaiku korrupsioni tiparet e të cilit janë tashmë të dukshme qartë për çdo shqiptar”, nënvizoi nënkryetari i PS-së, Eduard Shalsi.

mit/NOA

KOMENTE