Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët, me targa të Kosovës nëpër Maqedoni
English

Serbët, me targa të Kosovës nëpër Maqedoni

Shkup, 12 janar, NOA/INA - Transportues serbë me targa të vjetra të Kosovës qarkullojnë pa asnjë pengesë nëpër pikat e kalimit kufitar të Maqedonisë. Janë dhjetëra transportues kryesisht me targat e vjetra GL, PR dhe UR që nga Maqedonia, Greqia transportojnë mallrat për në Serbi, por duke kaluar barrierat doganore. Alarmi është dhënë nga doganierë shqiptarë në Doganat e Maqedonisë, të cilët për agjencinë e lajmeve INA kanë shprehur shqetësime se si lejohen mjetet transportuese të qarkullojnë me targa të së kaluarës që aktualisht janë të paligjshme. "Ne kemi tentuar të bëjmë pengesat, por urdhrat nga lartë na kanë bllokuar në punën tonë të mëtejshme dhe jemi detyruar që ti lëmë të lirë këto kamionë. Apelojmë që instancat e larta qeveritare, bashkësia ndërkombëtare por edhe Qeveria e Kosovës të njihet me këtë problem që shkaktohet nga Serbia", theksojnë nëpunës të doganave. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksoi se është e njohur me këto raste, mirëpo ajo po shqyrton modalitetet për të vendosur lidhur me ndalimin e këtyre targave nëpër Maqedoni. Aplikimi i targave të reja serbe, ku qytetet e Kosovës gjithashtu janë përfshirë me kodet e tyre do të jetë një sfidë e re për autoritetet kufitare të Maqedonisë, të cilët theksojnë se deri tani nuk kanë hasur në tabelat e tilla.

KOMENTE