Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Themeluesin e Wikileaks e pret vdekja?
English

Themeluesin e Wikileaks e pret vdekja?

Londër, 12 janar, NOA – Nëse Julian Assange, themeluesi i Uikileaks do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje mund ta presë një dënim me vdekje nga gjykatat amerikane. Ky është alarmi që kanë dhënë avokatët e themeluesit të faqes së internetit, e cila u bë e njohur pikërisht për publikimin e dokumentave sekrete të dala nga qeveria amerikane. E ndërsa ai po gjykohet në Londër për akuzat mbi përdhunim dhe keqtrajtim seksual, që i kanë mbërritur nga Suedia, avokatët e tij pohojnë se nëse ai ekstradohet në Amerikë, ka për të qenë vërtet i mbaruar. Për këtë, ata citojnë madhe edhe deklaratat e bëra nga ish-kandidatin republikan për president të SHBA-së, Mike Huckabee, si edhe ish-guvernatorja republikane e Alaskës, Sarah Palin, sipas së cilëve, fajtorët e publikimit të materialeve sekrete duhet të dënohen me vdekje me akuzën për tradhti. n.e/NOA

KOMENTE