Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet sekreti i gruas që s'ka frikë nga asgjë
English

Zbulohet sekreti i gruas që s'ka frikë nga asgjë

SHBA, 12 Janar, NOA- Në botë është një grua që nuk ka aspak frikë, duke i injoruar të gjitha rreziqet. Ajo është një 44 vjeçare, jeton në Amerikë dhe për të jepen vetëm inicialet M.S.

Ndaj filmave horror ajo tregohet jashtëzakonisht indiferente ashtu si dhe ndaj gjarpërinjve dhe merimangave të mëdha që u afrohet për ti prekur. Ajo është shoqëruar nga ekspertë të ndryshëm në vende e mjedise të frikshme, në laboratorë me gjarpërinj gjigandë etj, por kur është gjendur mes tyre ka ruajtur qetësinë. Sipas Dr. Justin Feinstein në Universitety of Iowa, gruaja nuk ka frikë nga asgjë, sepse nuk ka zonën e trurit ku fshihet ndjesia e frikës, pra mungon i amigdala (një zonë nervore në formë bajameje që nga thellësia e trurit tonë kontrollon veprimet dhe reagimet, ndjenjat dhe emocionet që ne i quajmë frikë).

Gruaja e ka humbur amigdalën rreth 10 vjet më parë për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik të quajtur Urbach-Wiethe, i cili shkakton depozitimin e kalcifikasionin e lëkurës mukozës dhe organeve të brendshme. Që nga ajo kohë amigdala është përkeqësuar.

Ajo ka qenë viktimë e paqëllimtë e një agresioni me thikë drejtuar në fyt, nga i cili mbeti gjallë vetëm për shkak se “ngriu” agresorin që e kërcënonte me vdekje duke i thënë: "Nëse ju do të më vrisni dijeni se do ju shohin dhe dënojnë së pari engjëjt e Zotit. a.e/NOA

KOMENTE