Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Video Meta-Prifti u publikua se desha unë
English

Berisha: Video Meta-Prifti u publikua se desha unë

Tiranë, 13 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – “E them haptas më ka bërë nder. Me montimin dhe trukimin e videos, Edvin Kristaq Rama, dëshmoi se është i biri i të atit, se është aq i paskrupull dhe amoral, saqë për të luftuar kundërshtarin mund të bëjë çdo falsifikim”. Kështu e ka komentuar kryeministri Sali Berisha videon e regjistruar në zyrën e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, ku dy protagonistët, Ilir Meta dhe Dritan Prifti ishin regjistruar fshehurazi teksa bisedonin për afera korruptive me përfitime të mëdha, prej 700 mijë eurosh, një video që bëri xhiron në sytë e shqiptarëve përmes emisionit Fiks Fare në Top Channel. Ndërsa komentoi për të parën herë këtë video të cilësuar si një montazh me regji mafioze nga zëvendëskryeministri Ilir Meta, shefi i qeverisë theksoi se “imagjinoni ju se çfarë mund të bëjë ky njeri me ju, po të ketë pushtet, kur ndaj kryeministrit nuk përmbahet dot dhe monton, trukon video dhe dokumente”. Duke iu përgjigjur interesit të medias për videon në fjalë kryeministri Berisha vërejti se Edi Rama ka dalë lakuriq me këtë video. “Kultura e bunkerit është ajo çka unë nuk do të rresht së demonstruari shqiptarëve se çfarë përfaqëson. Një qëndrim të tillë e mbajnë vetëm larvat e bunkerit të bllokut, neo-bllokmenët, të cilët janë të aftë të sajojnë çdo gjë, të montojnë gjithçka pa asnjë lloj skrupulli, sepse mendojnë se në këtë mënyrë i afrohen pushtetit”, akuzoi kryeministri. Sipas tij në këtë aferë është bashkuar i biri i Kiços me të birin e Kristaqit, dhe të dy ata merren me çimkat, për të cilat edhe etërit e tyre tha kryeministri do t’i kishin lakmi. Këtu kryeministri bëri me dije se videoja erdhi para publikut pasi deshi vetë ai, pasi nuk kishte pranuar shantazhin e bërë. “Ajo video ka ardhur tek ju, sepse kam dashur unë. Është e vërtetë që Dritan Prifti më ka ofruar videon, por i kam thënë çojë ku të duash , është shumë e vërtetë. Është e vërtetë, që janë bërë shumë oferta të tjera deri tek piramida ku jetoni që të mos prishet, por kryeministri i këtij vendi as nuk blen dhe as nuk shet. I përmbahet një morali dhe disa parimeve. Ju videon e morët, sepse nuk e mora unë, po ta merrja unë ju nuk e merrnit, por kjo nuk mund të ndodhte, sepse nuk është morali im. Ndaj dhe ajo që mund të them edhe njëherë është se e falënderoj të birin e Kristaqit, që dubloi në këtë rast të birin e Kiços, në çimkëzimin. Çimka ishin ata në bunker çimka mbetën dhe në liri”, tha shefi i qeverisë. Por, i pyetur se ku ndryshon videoja e publikuar ndaj Metës me atë ndaj ish-ministrit të Turizmit, Ylli Pango, kryeministri komentoi se “Një material i trukuar në mënyrë diletanteske, që kapërcen nga sekonda e 43 në ne sekonde e 4 të minutës nuk mbetet gjë tjetër, veçse të hetohet nga prokuroria në mënyrë të plotë, pasi falsifikatorët ordiner, manipulues të paskrupull u dëshmuan ashtu siç janë zogj bunkeri, nga i cili nuk kanë për të dalë kurrë”, tha shefi i ekzekutivit. Kryeministri sakaq vlerësoi vendimin e zëvendëskryeministrit Ilir Meta për dorëzimin e imunitetit parlamentar duke i hapur kështu rrugën hetimit të menjëhershëm nga prokuroria. “Dua të përgëzoj prokurorinë e vendit, e cila vendosi me përgjegjësinë më të madhe, shpejtësinë më të madhe hapjen e hetimit për këtë çështje dhe dua ta garantoj se do të ketë çdo lehtësi jo vetëm për këtë, por për çdo hetim që do të ketë nevojë ndaj çdo zyrtari të këtij vendi. Ne jemi të vendosur të respektojmë plotësisht dhe tërësisht institucionet e pavarura të vendit, sistemin tonë juridik dhe e them këtë me besim të plotë”, tha kryeministri. mit/NOA

KOMENTE