Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E ardhmja e Kosovës, vetëm drejt BE
English

E ardhmja e Kosovës, vetëm drejt BE

Prishtinë, 13 janar, NOA - Ministri i integrimit evropian i Kosovës në largim, Besim Beqaj, ka thënë se për institucionet dhe qytetarët e Kosovës prioritet kombëtar paraqesin integrimet evropiane. Këto komente Beqaj i bëri sot në Prishtinë, në takimin me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla. Hungaria aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Gjatë takimit ministri Beqaj e ka njoftuar ambasadorin Balla lidhur me prioritetet e Ministrisë së Integrimit Europian dhe përcaktimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se integrimet europiane janë prioritet nacional i Kosovës. Gjithashtu është biseduar edhe lidhur me marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian, me ç’rast ministri Beqaj ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë marrë asnjë informatë lidhur me ndërprerjen e preferencave tregtare për Kosovën nga ana e BE-së, duke u angazhuar që kjo çështje sa më parë të sqarohet dhe zgjidhet, ka njoftuar ministria e integrimit. Kosova i ka realizuar të gjitha kërkesat e Komisionit Evropian, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, tha ministri Beqaj, duke kërkuar që ky proces sa më parë të lëvizë përpara dhe të mos kushtëzohet nga proceset dhe vendimet, pasi që behët fjalë për një proces teknik. e.r/NOA

KOMENTE