Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami: Shqipëria, së shpejti anëtare e BE
English

Imami: Shqipëria, së shpejti anëtare e BE

Tropojë, 12 janar 2011, NOA/ Ariola Ymeraj - Në qytetin e Bajram Currit u përkujtua 20 vjetori i krijimit të degës së PD-së të rrethit të Tropojës. Kryetari i degës së PD-së Tropojë, njëkohësisht deputet i saj Besnik Dusha, vlerësoi kontributin e gjithë banorëve të Tropojës në konsolidimin e demokracisë dhe arritjet e Qeverisë Berisha në këto dy mandate. Në cilësinë e të ftuarit të nderit në këtë 20 vjetor, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, si një ndër personazhet kryesorë të mitingut të 20 viteve më parë gjatë fjalës së tij tha se, “mbas 20 vjetësh respekti dhe nderimi më i madh shkon ndaj atyre njerëzve që krijuan dhe themeluan Partinë Demokratike këtu, që punuan dhe luftuan 20 vjet me vështirësi për demokracinë dhe mbi të gjitha respekti ynë sot shkon tek Azem Hajdari”. Imami u ndal më pas në 20 vjet Parti Demokratike dhe sistem pluralist në vend. “Në këto 20 vjet ka rrjedhur shumë ujë, por të krahasojmë mitingun e para 20 vjetëve me mitingun e sotëm do të kuptojmë se demokracia ka fituar, ajo funksionon në Shqipëri dhe pluralizmi politik funksionon dhe nuk ka më dyshime për këtë”. Imami përmendi se Shqipëria është një vend që është në Këshillin e Europës, në NATO, vend i cili lëviz pa viza dhe premtoi se vendi ynë, “shumë shpejt do të jetë anëtar i Bashkimit Europian”. “Kjo ishte ëndrra e studentëve të dhjetorit, kjo ishte ëndrra e Azem Hajdarit dhe e gjithë themeluesve të Partisë Demokratike. Kjo pjesë e malësisë së Gjakovës e cila është shquar në luftrat për liri dhe pavarsi, kjo krahinë trimash dhe burrash, njerëzish të mënçur, intelektualësh, poetësh të mos ishte Tropoja e Demokracisë, prandaj ju jeni krenar dhe, duhet të jeni të krenarë dhe ne së bashku me ju për Sali Berishën për Azem Hajdarin dhe për të gjithë ata burra që janë një pjesë e madhe këtu miq të cilët kanë vënë gurët e demokracisë në këtë vend”, - tha Imami. Më tej ai vijoi duke theksuar se, Shqipëria është një vend që shpejt do të jetë anëtare e Bashkimit Europian. “Në këto 5 vjet kemi arritje të jashtëzakonshme jemi të sigurtë që në 2013 do të kemi akoma e më shumë arritje, ndërsa në 2017 do të kemi akoma edhe më shumë arritje, ashtu siç edhe ka premtuar Kryeministri në vitin 2017 ne do të jemi vërtetë në pragun e anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Në përfundim të fjalës së tij Imami tha: “E gjithë përpjekja jonë e përbashkët për liri dhe demokraci, për zhvillim dhe përparim u kurorëzuan me sukses nën udhëheqjen e Partisë Demokratike.” Duke uruar për suksese të mëtejshme Ministri Imami tha se vetëm me këtë parti mund të arriheshin këto rezultate. a.y/NOA

KOMENTE