Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova ka nevojë për kompromis të brendshëm
English

Kosova ka nevojë për kompromis të brendshëm

Nga Gani Qarri*

“Loja me zgjedhje” në Kosovë, duhet urgjentisht të përfundojë dhe procesi i stërzgjatur i votimeve të mos kthehet në Dramë pa fund. Pas gjithë këtyre ngjarjeve të cilat kohët e fundit ndodhën në Kosovë dhe rreth saj,ato dëshpëruan pa masë shqiptarët, dhe gëzuan ata që nuk ia duan të mirën Kosovës,ndaj Partitë politike duhet urgjentisht dhe sa më parë që të jetë e mundur,të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një kompromis edhe me mirëkuptim të anasjelltë për të cilin Kosova ka më tepër nevojë se për çdo gjë tjetër në këto momente të vështira që po kalon vendi. Shqiptarët e Kosovës nuk duhet të zihen pa fund në mes veti,dhe nëse manipulimet ekzistojnë,vërtetë në masën e përfolur, atëherë le të përgatiten edhe wikileaks-at tanë për filmimin e keqpërdorimeve si vëllezërit tanë në Shqipëri për dokumentimin me video-material të ngjarjeve,të cilat mund ta lënë pa pushtet secilin ministër edhe në Kosovë, njësoj si Ylli Pangon para disa kohësh dhe Ilir Metën tani. Përndryshe, qytetarët e Kosovës, partitë politike, institucione dhe shoqata, duhet të gjejnë gjuhën e marrëveshjes për tejkalimin e problemeve pa humbur kohë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes bisedimeve të gjejnë mënyrën e përbashkët për dalje nga kriza më e madhe institucionale që ka përfshi vendin që nga periudha e pasluftës në Kosovë sepse vendit tonë me shumë halle i duhet një zgjidhje e shpejt e problemeve të grumbulluara edhe nga shkaku i gjendjes së rëndë sociale e papunësisë së madhe, ku qytetarët e saj për veç tjerash janë dënuar edhe me shtet-rrethim total nga bashkësia evropiane të cilët pa viza nuk mund të udhëtojnë në vendet e BE-së dhe në disa vende në rajon, një shtetrrethim dhe izolim i pashembullt ky, në rajon dhe Evropë. Në anën tjetër,Serbia dërgon sot në Kosovë,njëjtë si edhe Dick Mart-in dikur në mënyrë të shpeshtuar, funksionar i Serbisë,me qëllime të ngjashme, të cilët pa kurrfarë kontrolli zyrtar hynë e dalin kur të duan në Kosovën tonë të lirë,duke ardhur me sharje ndaj Republikës së Kosovës dhe larguar me kërcënime kundër popullit Shqiptar, pa asnjë therrë në këmbë, madje edhe duke e quajtur vendin tonë si territor të tyre dhe emërtuar shqiptarët në shtëpinë e vet si terrorist. Kurse në Veriun e okupuar të Kosovës edhe pse qeveria jonë, në koordinim me Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe shtetet e Quintit, patën krijuar një strategji për integrimin e veriut dhe shtrirjen e institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, kjo strategji, siç po shihet, tashmë ka dështuar dhe mbetet vetëm një dokument në letër edhe një vit pas publikimit pompoz të saj. Në veri sundon e papenguar, policia e Serbisë me strukturat e saj paralele dhe UNMIK-un, të cilët edhe sot e kësaj dite e bëjnë ligjin në atë pjesë të vendit tonë. As emërimi i Ylber Hysës si koordinator për zbatimin e strategjisë dhe hapjes së zyrës për zbatimin e asaj strategjie, për fat të keq nuk funksionuan dhe ,koordinatori nuk arriti t’i krijojë as grupet punese për implementimin e strategjisë e cila në mungesë të buxhetit i cili nuk i`u nda, ajo dështoi dhe nën këto rrethana as Zyra e UNMIK-ut nuk mbyll kurrë e cila edhe në këto kohë, vazhdon ta bëjë ligjin bashkë me policin e Serbisë dhe strukturat paralele serbe,në Veri. Madje edhe pas hapjes së shtëpisë së BE-së në Veri,nga EULEX-i ligjet e Kosovës kurrë nuk gjetën zbatim në atë pjesë të vendit dhe nuk u arrit as hapja e gjykatës në veri,deri më tani. Kurse shqiptarët e mbetur atje, kanë ngelur në mëshirën e fatit duke u përballur përditë me vdekjen, pa gëzuar asnjë të drejtë e as ato të garantuarat nga Deklarata Universale për të drejtat e Njeriut. Ata sikur jetojnë sot për nesër, duke përjetuar rrezikun e policisë së Serbisë nga një afërsi rishtuese e cila jo vetëm se kriminalizon hapur atë pjesë të vendit,por ajo di edhe të vrasë në pikë të ditës, si pas skenarëve të filmave horror, ashtu siç e vrau para pak kohe Shefko Malkoviqi-in, përfaqësuesin institucional të Kosovës në atë pjesë të vendit për të cilin pothuajse të gjithë pa përjashtim heshtin,në vend që ai jo vetëm të nderohej në mënyrë të merituar duke e shpallur dëshmor të “lirisë” nga veriu i pushtuar,por edhe fshati i tij i lindjes "Hvatska" në mënyrë zyrtare të emërohej “Shefka” sipas emrit të Dëshmorit Shefko Malkoviç të vrarë nga falangat kriminale serbe në Veriun e pushtuar të vendit tonë. Përveç të gjitha këtyre problemeve,të lartcekura, Kosova bashkë me UÇK-n,dhe lufta e saj e shenjtë, Kryeministri dhe disa ministra të sajë,atakohen pa mëshirë dhe në mënyrë të organizuar me egërsi të paparë deri në denigrim pa asnjë fakt dhe arsye, ku sipas paralajmërimeve të shumta nga mediat në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk do të jetë vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin e Asamblesë,por akuza janë paralajmëruar edhe nga Raportuesi i Këshillit të Evropës nga Monako Charles Gardeto, i cili akuzon Kosovën pa fije turpi për vrasje të dëshmitarëve duke cekur edhe emra njerëzish që kurrë as nuk ishin dëshmitar dhe as nuk kanë vdekur! Madje edhe pas “përsëritjes” së fenomenit “krishtërorë” në Kosovën e shumë befasive, të ringjalljes së “dëshmitarëve, ai duke mos dashur t’iu besojë fakteve ngaqë në këtë rast ata nuk shërbehen me fakte, nuk jep kurrfarë shpjegimi madje preferon edhe të mos flas për këtë befasi. Korit të papagajve anti-Kosovë i është bashkuar edhe Shefi i diplomacisë sllovake, Mikulash Xhurinda, i cili edhe ai kërkon “hetime” sipas akuzave të pa bazuara të Dick Martit. Ndaj Kosovës, përball kaq shumë problemesh të grumbulluara,i duhet një marrëveshje e brendshme e shpejt dhe e kujdesshme, për gjetjen e kompromisit me mirëkuptim ,dhe daljen nga kriza institucionale, që të arrijë sa më parë përgatitjen e të gjitha ekipeve të nevojshme profesionale dhe të organizojë mbrojtje të fuqishme kundër akuzave të Dick Mart-it dhe kundërshtarëve tjerë të Pavarësisë së Kosovës dhe me çdo kusht ta pengoj eskalimin e situatës që në bazë të Akuzave të Dick Mart-it të Kriminalizohet UÇK dhe lufta saj e shenjtë çlirimtare, duke u zhvilluar edhe filma të tipit horror hollivudian se si jo Millosheviqi dhe Serbia masakruan shqiptarët në Kosovë,por gjoja shqiptarët masakronin “serbët” dhe bënin trafikimin e organeve të tyre njerëzore!!!

*Shkrim i dërguar nga autori prej Zyrihut të Zvicrës

KOMENTE