Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krasniqi sot në Tiranë, fushatë anti-Marti
English

Krasniqi sot në Tiranë, fushatë anti-Marti

Tiranë, 13 janar, NOA – Mbërrin sot në Tiranë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Mësohet se gjatë kësaj vizite zyrtare në Shqipëri, ai është i shoqëruar nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës; Vlora Çitaku, zëvendësministre e Punëve të Jashtme; Bilall Sherifi, shef i kabinetit të presidentit si dhe Skënder Reçica, këshilltari i tij për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Burimet pranë këtij delegacioni bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ndër të tjera, ai ka parashikuar që në Shqipëri të pritet në takime të posaçme nga presidenti i Republikës, Bamir Topi; kryeministri Sali Berisha; kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. NOA

KOMENTE