Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita: Protesta masive, të rrëzojmë qeverinë
English

Opozita: Protesta masive, të rrëzojmë qeverinë

Tiranë, 13 janar, NOA – Opozita ka vendosur sot nisjen e protestave në gjithë vendin me qëllim largimin e qeverisë. Vendimi është marrë pas mbledhjes së tryezës së aleatëve të Opozitës së Bashkuar, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Në takim kanë qenë të pranishëm drejtuesit e partive të koalicionit; kreu i PS-së Edi Rama, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PSV-së, Petro Koçi, kreu i PLD-së, Spartak Ngjela dhe ai i G99 Ervin Mete. Në takimin e aleatëve opozitar është diskutuar dhe për publikimin e videos mes Metës dhe Priftit ku diskutohet për tendera. Nisur nga zhvillimet e fundit drejtuesit e koalicionit kanë vendosur nisjen e protestave duke e cilësuar situatën politike si mjaft të rëndë. Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela tha se opozita do të protestojë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. a.k/NOA

KOMENTE