Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Tani, jam në dispozicion të drejtësisë
English

Prifti: Tani, jam në dispozicion të drejtësisë

priftiTiranë, 13 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Një ditë pas daljes së skandalit të videos Meta-Prifti, e regjistruar me një çimkë të vendosur fshehurazi në zyrën e ish-ministrit të Ekonomisë, vet, kur ishte në krye të dikasterit të Ekonomisë, Dritan Prifti i cilësuar nga zëvendëskryeministri Ilir Meta si autori i përgjimit, Dritan Prifti ka dorëzuar sot në prokurori kasetën origjinale, e cila ishte publikuar në formë të shkurtuar. Ish-ministri i Ekonomisë u thirr nga prokuroria për të dëshmuar lidhur me videon e regjistruar, dhe pas marrjes në pyetje nga prokurorët deklaroi për mediat se është i gatshëm të dëshmojë për çështjen në fjalë. Prifti pas daljes nga prokuroria theksoi se tashmë kishte dorëzuar kasetën origjinale të bisedës së regjistruar mes tij dhe Ilir Metës, që në kohën e regjistrimit mbante portofolin e Ministrit të Punëve të Jashtme, ndërkohë që një ditë më parë deklaroi se videoja e publikuar ishte e shkurtuar. Duke iu referuar deklaratave të kreut të LSI-së, Ilir Meta se videoja është një montazh dhe përgjim i pështirë, Prifti deklaroi se ka edhe një kopje tjetër origjinale të kasetës dhe se atë do t’ua dorëzojë diplomacive të huaja në Tiranë. Në videon në fjalë, ku ishte përgjuar fshehurazi një bisedë mes zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti denoncoheshin afera korruptive për përfitime nga një tender për koncesione nga i cili dy bashkëprotagonistët do të përfitonin 700 mijë euro. mit/NOA

KOMENTE