Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE rezerva ndaj zgjedhjeve në Kosovë, denonconi parregullsitë
English

BE rezerva ndaj zgjedhjeve në Kosovë, denonconi parregullsitë

E shtunë, 15 janar 2011, NOA- Bashkimi Europian i bën thirrje Kosovës që të denoncojë parregullsitë në zgjedhje. Natasha Batler, zëdhënëse e Komisionerit Evropian për Zgjerim, Stefan Fule, tha për mediat se Komisioni Evropian i merr seriozisht akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe shpreh shqetësim për raporte të tilla. Të gjitha rastet e manipulimit të zgjedhjeve duhet të adresohen sipas BE-së dhe duhet të vazhdohen procedurat në procesin zgjedhor që nuk ka përfunduar ende. Batler shtoi se çështja e zgjedhjeve, organizimi i tyre dhe parregullsitë që kanë ndodhur do të zënë vend në raportin e progresit për Kosovën, që e publikon çdo vit BE. Ndonëse kritikat dhe pakënaqësitë në zgjedhje trembin kosovarët, përfaqësues të BE-së pohojnë se disa shtete vazhdojnë të kenë rezerva për nisjen e dialogut mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave, çka është një hap shumë i dëshiruar nga ana e Kosovarëve. a.y/NOA

KOMENTE