Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beteja me çimkat
English

Beteja me çimkat

Nga Ilir Meta

8 maji që po troket është problemi më i madh i Edi Ramës, sepse qytetarët e Tiranës kanë vendosur që bashkia e tyre të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo një shërbim të mafiozëve, që e kanë kthyer dhe duan ta mbajnë në një lavatriçe për të pastruar paratë e tyre, Pasi është bashkia më e korruptuar në botë, e 147-a përsa i takon dhënies së lejeve të ndërtimit, sepse është bashkia e monopoleve, sepse është bashkia e korrupsionit, sepse është bashkia, e cila për vite të tëra është kthyer në një problem, në një pengesë për një jetë normale evropiane për qytetarët e Tiranës....

Nga Ilir Meta

Në këtë mbledhje të parë të Komitetit Drejtues Kombëtar kemi përpara një vit të ri, i cili është plot sfida ku sfida më e madhe natyrisht është ajo e 8 majit, e zgjedhjeve të përgjithshme vendore. Do të jetë sfida ku jam i bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të konfirmohet fuqishëm nga qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë si një forcë e qytetarëve, si një forcë e vlerave më të mira njerëzore, shoqërore, kombëtare patriotike dhe mbi të gjitha si një forcë e vlerave më të mira për integrimin e shoqërisë shqiptare dhe për integrimin evropian të vendit.

Si një forcë, e cila e konfirmoi këtë për më shumë se një vit në qeverisje sidomos në drejtim të kontributit madhor që u dha për përmbushjen e të gjitha detyrimeve për liberalizimin e vizave.

Dhe ata që vinin baste se nuk do të hiqeshin vizat deri në fund të dhjetorit, që nuk lanë greva urie e demonstrata pa bërë, që nuk lanë kërcënime për Europën pa bërë duke u thënë se po të hiqnin për shqiptarët, një milionë të varfër nga Shqipëria do të vijnë në vendet e Europës, dështuan me turp siç do të dështojnë në të gjitha sfidat anti-qytetare, anti-shqiptare që bëhen vetëm për interesat e një grupi të ngushtë në lidershipin e kësaj opozite, tashmë e marrë peng nga krimi dhe nga mafia e cila bën regjinë e të gjithë veprimeve opozitare. Regjia më e freskët është videoja.

Nuk është asnjë surprizë video për mua dhe nuk është asnjë surprizë as për Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo pasi pikërisht në ditën kur janë bërë propozimet për të ndërruar pozicionet e ministrave të LSI-së në qeveri, unë pasi mora një mesazh besnikërie pa fund nga ish-ministri që na doli çimkë, se do të mbetej përjetë besniku im vetëm të shtyhej mbledhja e kryesisë, dhe kur i bëra të ditur se isha i gatshëm të bisedoja me të dhe ta bëja mbledhjen në çdo kohë që të donte ai, por ditën nuk e shtyja dot, mora më pas një mesazh se po të mos shtyja mbledhjen dhe po të hiqej ai nga ministër do të bëhej qameti dhe do të dilte një video e tmerrshme.

Këtë gjë të cilën vërtetë e neverita jo vetëm si shantazh si presion i në njeriu për të cilin ndoshta kam bërë më shumë në jetën time në planin politik dhe njerëzor,q ë nga shëndeti dhe karriera e tij politike, por nuk është ky problemi, pasi keni bërë të gjithë ju, natyrisht që ia mora ndoshta si një papjekuri, si një lidhje e pazgjidhshme me karrigen e ministrit ku ai ishte dhe sigurisht pavarësisht nga këto nuk i mbylla dyert e riintegrimit të tij në LSI.

Por ai që ne gjithmonë përpiqeshim gjithmonë ta frenonim, sidomos kur fliste për perversitetet e Edi Ramës, dhe që vajti seri aty sa na habiti të gjithëve kur deklaroi publikisht se kishte parë Edi Ramën vetë me sytë e tij, duke marrë kokainë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, pikërisht vetëm disa ditë pasi ishin bërë këto ndryshime, më erdhi mua pas takimeve që kishte pasur me Edi Ramën dhe me dy drejtues të tjerë të rëndësishëm të PS-së, por edhe në takimi tjetër të rëndësishëm, për të bindur mua dhe për të mbushur mendjen pikërisht se Edi Rama e kishte seriozisht që unë të bëhesha Kryeministër dhe të hiqnim Sali Berishën.

Dhe ky nuk donte gjë tjetër vetëm të rikthehej në pozicionin e ministrit nga ku kishte ikur. Unë përsëri me dashamirësi i bëra të qartë se nuk mund të bëhen qeveritë sipas dëshirave, konjukturave të individëve dhe sipas, në fund të fundit, orekseve të Edi Ramës dhe të cilitdo tjetër, që nuk ka durimin të presë zgjedhjet dhe të kërkojë pushtetin përmes zgjedhjeve.

Dhe më pas ky ish-kolegu ynë, ky ish-shoku ynë i dashur që na doli çimkë pasi nuk mori garanci se brenda disa muajsh ai vetë të hynte në qeveri në çdo lloj posti na doli dhe na sulmoi me të gjitha bateritë e tij pikërisht në emër të krimit të organizuar. Çfarë është krimi i organizuar në një vend? Natyrisht nuk ka brirë, është pikërisht përpjekja për të ndryshuar pushtetin, legjitimitetin e tij, jo me votë, por me shantazhe, me manipulime, me presione, me blerje, me korruptime, me marrjen peng të shtetit, me marrjen peng të institucioneve.

Pa dashur të zgjatem shumë në këtë histori mund t’u them se kam neveritur gjithë këtë mënyrë të të bërit politikë të çdo individi aq më tepër kur kjo sot është vija zyrtare e opozitës së sotme.

Kur ky është morali i lidershipit të sotëm opozitar. U mërzitën shumë që nuk dhashë dorëheqjen unë natën e parë të publikimit të videos, por për fatin e tyre të keq, absolutisht që unë nuk mund të jepja dorëheqjen për një montazh dhe nuk mund të jepja unë dorëheqjen kur të donin ata për të krijuar një moment destabiliteti anarkie në vend. Përkundrazi, me reagimin tim i detyrova që pa u bërë 24 orë të pranojnë se videoja ishte manipulim, se i kishin hequr pjesët e panevojshme sipas tyre, por të cilat cenojnë thelbësisht integritetin e gjithë atij përgjimi të pështirë, të neveritshëm, provokues dhe çnjerëzor, i cili absolutisht konfirmon se Ilir Meta nuk ka kërkuar asnjëherë të shkelet ligji në këtë vend edhe në një raport konfidencial, intim me një nga ministrat e partisë së tij, me një nga shokët me të cilët kishte punuar për një jetë të tërë, që kishte sakrifikuar aq shumë dhe akuzohet pse ka dashur të sistemojë në punë disa aktivistë të kësaj force politike.

Sepse ministri në fjalë pasi u përbetua para elektoratit se do të bënte namin për ta edhe para strukturave të LSI-së, sapo mori këtë detyrë në postet më të rëndësishme vuri miqtë e tij personal dhe një pjesë e tyre përfunduan në prokurori dhe në pranga për korrupsion. Ndaj pikërisht pas çmontimit të kësaj videoja monstruoze, të këtij morali të pështirë politik, të kësaj regjie mafioze, të dirigjuar nga kryeçimka Edi Rama, padyshim pasi vendosa lënien e imunitetit në mënyrë të menjëhershme, pasi i kërkova Prokurorisë që të hetojë për këtë çështje, natyrisht që ishte shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për integritetin dhe moralin tim, por edhe i forcës sonë politike, heqja dorë në mënyrë të parevokueshme nga mandati i Zëvendëskryeministrit dhe i ministrit.

Pra heqja nga çdo lloj petku pushteti dhe paraqitja si qytetar i thjeshtë. Dhe unë ju siguroj juve se betejën ligjore do ta fitoj përballë montazhit të krimit të organizuar, të çimkës të kryeçimkës dhe gjithë kësaj bande, që synon të marrë peng institucionet dhe shtetin në vendin tonë.

Besoj se të gjithë jeni revoltuar dhe këtë e kam ndjerë edhe nga mesazhet tuaja. Kur keqbërës nën petkun e shoqërisë civile sulmuan selinë e LSI-së me porosinë e Edi Ramës dhe sipas platformës së Ramës të shpallur nga Mero Baze.

Nuk ka ndodhur në Shqipëri në 20 vjet që një parti politike të nxisë aktivistë të saj për të sulmuar një seli dhe për t’u përplasur me militantët e një force tjetër politike. Shikoni shantazhet që bën Edi Rama, sepse nuk e merr dot pushtetin me vota, do ta marrë pushtetin me dhunë, shantazhe dhe presione.

Dhe unë do t’i them sot Edi Ramës të heqë dorë nga shantazhet, nga presionet, nga kërcënimet fizike, nga thirrjet që i bën mafias për t’u bashkuar në aktivitete kundër shtetit, sepse nëse ka njeri frikacak në këtë vend i pari është Edi Rama, dhe unë këtë e di më mirë se cilido tjetër.

Sepse shqiptarët nuk do të lejojnë një bandë të marrë pushtetin me dhunë, të dhunojnë televizionet në mënyrë që ata të dhunojnë qytetarët, në mënyrë që ata t’i vënë gjoba politikanëve, t’i vënë gjoba bizneseve, në mënyrë që ata të marrin peng të ardhmen e këtij vendi.

Një njeri si Edi Rama, kjo kryeçimkë, mendoni ju sikur ky të jetë kryeministër se ç’mund t’u bëjë qytetarëve shqiptarëve, njerëzve që drejtojnë institucionet në këtë vend, se ç’mund t’u biznesmenëve shqiptarë.

Ky kaq ka në dorë dhe shikoni se çfarë bën. Ndaj edhe një herë tjetër, kjo situatë tregon qartë se kemi dy sisteme krejt të ndryshme vlerash në lidershipin e opozitës së sotme, dhe jo me socialistët e thjeshtë të cilët janë të neveritur nga kjo politikë çimkash, nga kjo politikë shantazhesh, nga kjo politikë destruktive, nga kjo politikë anti-europiane.

Ne jemi të bindur se morali ynë i cili bazohet në solidaritetin njerëzor dhe shoqëror dhe jo në pabesitë, tradhtitë dhe poshtërsitë njerëzore, morali ynë i cili bazohet në vlerat më të mira të kombit tonë dhe jo në veset më të poshtra të sistemit nga i cili shqiptarët u ndanë 20 vjet më parë dhe të cilin sot e përfaqëson Edi Rama dhe enturazhi i tij mafioz.

Ndaj jam i bindur se 8 maji që po troket është problemi më i madh i tij. Sepse qytetarët e Tiranës kanë vendosur që bashkia e tyre të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo një shërbim të mafiozëve që e kanë kthyer dhe duan ta mbajnë në një lavatriçe për të pastruar paratë e tyre, sepse është bashkia më e korruptuar në botë, e 147 përsa i takon dhënies së lejeve të ndërtimit, sepse është bashkia e monopoleve, sepse është bashkia e korrupsionit, sepse është bashkia që ka vite të tëra që është kthyer në një probleme, në një pengesë për një jetë normale evropiane për qytetarët e Tiranës.

Dhe me këtë rast duke qenë se kryesia ka vendosur që brenda 15 shkurtit të ketë të gjitha kandidaturat për drejtues të gjitha njësitë vendore në bashkitë dhe komunat e vendit do t’i ftoja dhe ky është edhe një nga objektivat e kësaj mbledhjeje, që brenda 15 shkurtit të gjitha forumet e LSI-së të paraqesin emrat më përfaqësues të cilët ata mendojnë se do të përfaqësojnë LSI-në.

Jo vetëm për kryetarë njësish, por natyrisht edhe për këshilltarë, çka është mjaft e rëndësishme për përfaqësimin tonë në të gjitha bashkitë dhe komunat në mbarë vendin. Unë jam i bindur se ky moment përkon pozitivisht me zgjedhjet e 8 majit, që përbëjnë përgjegjësi me të gjithë fazën e dinamizmit të LSI-së për përgatitjen për zgjedhjet e cila për gati 1 vit dhe për shkak të angazhimit tim si ministër i jashtëm, pati vështirësi e saj, kështu që unë totalisht duke filluar nga dita e sotme jam 24 në 24 orë në krye të LSI-së anembanë Tiranës, anembanë Shqipërisë për të arritur objektivat tona politike.

Lidhur me koalicionin me PD-në dhe forcat e tjera që bëjnë pjesë në të, mund t ju them se tashmë ky koalicion i cili bëri gjithçka dhe realizoi objektivin e tij madhor afatshkurtër, atë të heqjes së vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë, një arritje madhore, pengesa të mëdhaja të cilit ishte trashëgimia e dobët administrative por edhe të gjitha barrikadat e ngritura nga lidershipi i opozitës në vend, tashmë ky koalicion po orientohet gjithnjë e më shumë rreth zhvillimit më të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së investimeve dhe njëkohësisht jam i bindur se në këtë mënyrë edhe ne do të përqendrohemi më shumë për të përmbushur disa nga objektivat tona kryesore, ekonomike dhe sociale.

Ndërsa për zgjedhjet e 8 majit të jeni të bindur ju se koalicioni i integrimit do të fitojë pa asnjë diskutim betejën me koalicionin e çimkave. Do ta fitojë këtë betejë me koalicionin e spiunëve, me koalicionin e fuksave, me koalicionin e njerëzve të përshtirë, të cilët nuk kanë hall të luftojnë korrupsionin, por kanë hall që përmes shantazheve të mbrojnë korrupsionin e tyre, pasuritë e tyre, të marrin mbrojtjen nga krimi, nga i cili të jenë të bindur se nuk e marrin asnjëherë, sepse në fund të fundit shteti do ta fitojë betejën me krimin, kjo ka ndodhur kudo.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe në vendin tonë, ku qytetarët tanë nuk mund të mbahen peng nga një kupolë kriminale, siç nuk u mbajtën peng nga një kupolë bllokmenësh 20 vite me parë. Roli i LSI-së është një rol jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe përcaktues, kjo është dhe arsyeja që ka një investim të madh për të goditur këtë forcë politike, kjo është edhe arsyeja që ka një motivim akoma më të madh për të forcuar LSI-në, sepse kjo është rruga që forcon stabilitetin e vendin, kjo është rruga që forcon institucionet dhe ligjin, kjo është rruga që u jep siguri qytetarëve shqiptarë, për të drejtat liritë në vendin e tyre.

Unë ju falënderoj për angazhimin deritanishëm dhe jam i bindur se vendimet që do të marrim sot lidhur me organizimin e LSI-së, vendimet që do të marrim sot lidhur me kandidaturat dhe procedimin për përzgjedhjen e tyre për zgjedhjet e 8 majit dhe njëkohësisht disa kooptime që do të bëhen në strukturat tona, të gjitha së bashku do të ndihmojnë në rritjen e pandalshme të LSI-së, dhe unë tani jam 24 orë në 24 orë i disponueshëm, i vullnetshëm, më shumë madje edhe se kur themeluam LSI-në. Së fundi dua t’ju uroj tre shokët tanë sukses në pozicionet e tyre të reja, zotit Haxhinasto tashmë edhe si Zëvendëskryeministër, zotit Naço si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe zotit Tavo si nënkryetar i Kuvendit.

Unë kam bindjen që ata do ti përmbushin me përgjegjshmëri të plotë mandatet e tyre. Falënderoj kryesinë për konsensusin dhe mirëkuptimin e menjëhershëm dhe reagimin tepër solid pikërisht në këtë situatë kur vendi ka nevojë si asnjëherë tjetër për një LSI më të fortë më të vendosur në rrugën e saj të vlerave më të mira, kundër antivlerave që kërkojnë të sjellin pas 20 vjetësh ata që përfaqësojnë të kaluarën më të errët dhe më perverse të popullit shqiptar.

*Fjala e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta në mbledhjen e KDK-së

KOMENTE