English

Drejtësi me granatë, tenton të vrasë ish-bashkëshorten, plagos kalimtaren

Elbasan, 15 janar 2011, NOA- Një atentat ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku ish-bashkëshorti pas divorcit tenton të vrasë ish-gruan e tij. Burime policore konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se i riu i moshës 30-vjeç, ka tentuar të vrasë ish-gruan i tij në fshatin Gjyrale të rrethit të Elbasanit. Policia ka bërë të ditur se konflikti mes Indrit Metës dhe ish gruas së tij kishin lindur për shkak të kujdestarisë së fëmijës së tyre. Indrit Popa, pas një konflikti me ish gruan e tij, Luljeta Musta, ka tentuar të qëllojë fillimisht me thikë 27 vjeçaren, por nuk ia ka arritur qëllimit. Pasi ka dështuar nga sulmi i parë, Popa është drejtuar drejt makinës së tij nga ku ka marrë një granatë, për të vrarë të shoqen. Nga shpërthimi i granatës është dëmtuar një kalimtare, shtetasja me inicialet S.M, 50 vjeç, e cila në atë moment ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë ku zhvillohej konflikti. Kalimtarja është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq i riu që kreu atentatin ka rënë në prangat e policisë. a.y/NOA

KOMENTE