Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E tmerrshme në Tepelenë, var veten 12-vjeçarja nga notat e këqija
English

E tmerrshme në Tepelenë, var veten 12-vjeçarja nga notat e këqija

Tepelenë, 15 Janar 2011 NOA – Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot pasdite në Tepelenë ku një vajzë e mitur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur për shkak se përjetoi keq rezultatet e këqija të notave për semestrin e parë. Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 18.00, konfirmojnë për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Policia e Tepelenës. Ajo konfirmoi se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë kishte mbërritur një telefonatë se në fshatin Izvor të Komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë, një fëmijë e seksit femër është gjetur e varur në kasollen e bagëtive. Në drejtim të fshatit Izvor janë nisur forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe Grupi hetimor. Atje ku ka rezultuar se në fshatin Izvor të Komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë, fëmija e seksit femër me inicialet E.SH, 12 vjeç, nxënëse në klasën e 6-të në shkollën “Xhevit Çela” në fshatin Izvor, rreth orës 17.40 minuta në kasollen që mbanin bagëtitë, (lopën), ka varur veten me zinxhirin që lidhnin lopën. Rreth orës 18.00, e ëma e kësaj fëmije duke kërkuar për fëmijën e ka gjetur në kasollen e lopës të varur ku kishte humbur jetën. Grupi hetimor pas këqyrjes që i bëri trupit të viktimës konstatoi se në trupin e vajzës nuk kishte asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër. Nga ekspertiza e bërë dhe nga deklarimet e marra familjarëve të viktimës, por edhe nga veprimet paraprake hetimore të kryera rezultoi se shkaku paraprak i vetëvarjes është ngarkesa psikologjike për shkak të rezultateve jo të mira të arritura në mësime gjatë semestrit të parë shkollor. Familjarët e vajzës kanë deklaruar se s’kanë asnjë pretendim dhe asnjë dyshim për shkakun e humbjes së jetës të vajzës së tyre. Grupi hetimor pohoi se po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. e.r/NOA

KOMENTE