English

Feith: Sa mirë sikur presidente e Kosovës të bëhej një grua!

Prishtinë, 15 janar, NOA - Do të ishte një gjë shumë e mirë, sikur president i ardhshëm i Kosovës të zgjidhej një grua. I këtij mendimi është shprehur përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Peter Feith, sipas të cilit kjo presidente e mundshme duhet të jetë një grua që ka vlerat e duhura dhe besimin e duhur nacional, e që patjetër ka ekspertizën e nevojshme. “Duhet parë se çfarë thotë Kushtetuta për këtë dhe cilat janë funksionet e presidentit. Mendoj se për shkak të perceptimeve dhe reputacionit ndërkombëtar, ideja ime është që presidenti i ardhshëm të jetë një grua. Një person konsensual”, mësohet që të jetë shprehur ai. Duke shtuar më pas edhe faktin se duhet patjetër që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë ministra të besueshëm dhe që pjesë e saj të mos jenë zyrtarët nën hetime për korrupsion apo vepra të ndryshme penale. Në fund, përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë tha se kjo situatë përveçse është serioze, krijon edhe një mundësi që të ketë një fillim të ri e se ekziston vullneti që kjo të bëhet. n.e/NOA

KOMENTE