English

Juventus zgjedh Floro Flores

Torino, 15 Janar 2011, NOA - Është Antonio Floro Flores lojtari më i ri i skuadrës së Juventusit. Dëmtimi i të sapoardhurit Luca Toni në Kupën e Italisë me Catanian i ka detyruar drejtuesit bardhë e zinj të përshpejtojnë bisedimet mes Juventusit dhe Udinese, ku në këtë moment ishin duke u vlerësuar ofertat që kishin ardhur në drejtim të lojtarit dhe nga klubet e Xhenovas e Fiorentinës. Floro Flores ka shprehur hapur dëshirën e tij për të kaluar në radhët e "Zonjës së Vjetër". Me sa duket marrëveshja do të mbyllet me një huazim deri në fund të sezonit kundrejt 1.5 milionë eurove. Duhet thënë se për Juventusin një blerje e tillë ka ardhur si e detyruar për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë pësuar sulmuesit e ekipit gjatë kësaj periudhe. r.b/NOA

KOMENTE