English

Parashikimi i motit për sot

Tiranë, 14 Janar 2011 NOA – Moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do te mbeten prezent serish ne territorin shqiptar gjate kësaj fundjave që nis nesër. Sipas MeteoAlb, kthjellime do te kete ne te gjithe zonen e ulet dhe ate bregdetare por ne zonat malore nuk do te mungoje edhe vranesirat KU me te theksuara do te jene në juglindje te Shqipërisë ne qytetet: Pogradec, Korçë, Erseke, Bilisht. Pjesa e dyte e ditës do te vijoje me mot te kthjellet ne te gjithe territorin shqiptar perjashtuar ekstremin verior ku do te kete vranesira te here pas hershme. Edhe gjate nates parashikohet qe moti i qëndrueshëm te dominoje ne pjesen me te madhe te territorit shqiptar. Temperaturat ajrit do te rriten lehte si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale ne te gjithe territorin shqiptar. Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arije deri ne 3 balle. Europa Europa qendrore do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash te shoqeruara me shira te dobet. Problematike per keteo vende do te jene stuhite e forta te eres dhe mjegulla e dendur. Ishujt britanike do te mbeten me kushte te paqendrueshme atmosferike, me vranesira dhe reshje te dendura shiu. Edhe Vendet Nordike do te karakterizohen nga mot i vranet dhe me reshje debore. Ndersa serish Jugperëndimi dhe rajoni i Mesdheut do te vijoje me mot te kthjellet dhe temperatura te larta. Ngjarje ekstreme në Europë: Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites; Ishujt Britanike alarmojne per reshje shiu e debore; Europa Qendrore do te rrezikohet per mjegulla dhe reshje shiu. e.r/NOA

KOMENTE