Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 15 Janar 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 15 Janar 2011

Tiranë, 15 Janar, NOA - Gazetat shqiptare shënojnë janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin për dorëheqjen e zv/kryeministrit Ilir Meta nga posti dhe të gjitha reagimet politike që e shoqëruan këtë akt ditën e djeshme. Bashkangjitur edhe aludimet për vazhdimësinë e qeverisjes dhe pritshmëritë e afërta politike. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i skandalit të konkurseve të specializimit te Fakulteti i Mjekësisë, mbledhja e djeshme e KQZ etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Fillon Rënia”, i cili aludon me lëvizjet e fundit në kabinetin qeveritar, si një pikë rënie për mazhorancën aktuale. “Uikileaks, konsulli amerikan: Camorra dhe Ndragheta, me sytë nga Shqipëria”, është një artikull që citon deklaratat e konsullit amerikan në Napoli. “Ben Ali i Tunizisë rrëzohet pas 30 vitesh në pushtet” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Dorëhiqet Meta/ emrat, Berisha firmos ndryshimet në qeveri”, i cili flet për vendimin e marrë nga zv/kryeministri Meta për t’u dorëhequr nga posti dhe ndryshimet në kabinet që propozim paskëtaj Lëvizja Socialiste për Integrim. “Elisa e Big Brother: Do ta lë të dashurin se më pëlqen Agroni/ E ëma: Çfarë di për abortin e vajzës”, është një tjetër artikull i gazetës. Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Miratohet buxheti i KQZ, opozita braktis mbledhjen”; “Dështon për herë të 17 seanca e Gërdecit”; “Marrëveshja, diploma e maturës do të njihet edhe në Itali” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Dalin përgjimet e reja”, i cila citon përgjimet e bëra nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti për biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. “Abuzimet te Kirurgjia, shkojnë në Prokurori” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar skandalit me abuzime në provimet e specializimit te Fakulteti i Mjekësisë. Kurse “Rritet çmimi i benzinës, arrin deri në 162.1 lekë për litër”, flet për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të hidrokarbureve. Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Ekstradohet nga Italia, atentatori i Ilir Borovës”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Pakti, Meta në qeveri pas 8 Majit”, i cili tregon paktin e bërë pas dorëheqjes së zv/kryeministrit për një rikthim të tij në jetën politike të vendit. “Fitimi, 2.7 milionë euro në vit për Metën dhe Priftin” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon shifrat e përfitimeve nga skandali i videos komprometuese. Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Rama: Dorëheqja e pamjaftueshme, duam zgjedhje”, “Universitetet, një muaj e gjysëm pa rroga” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Meta dorëhiqet, Rama i mërzitur shpall demonstratë”, i cili pasqyron reagimin e djeshëm të kryesocialistit pas dorëheqjes së zv/kryeministrit Ilir Meta. Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Meta: Rama dështoi në montazhin mafioz për të implikuar kryeministrin”. Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Nuk ke paguar taksën? Çregjistrim automatik nga fakulteti”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 15 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE