Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pesha: Koha për dezinfektimin e PS dhe Bashkisë së Tiranës
English

Pesha: Koha për dezinfektimin e PS dhe Bashkisë së Tiranës

Tiranë, 15 janar 2011, NOA – Në një linjë me kreun e LSI-së, Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha deklaroi sot se lidershipi i Partisë Socialiste është kapur dhe po përdoret nga grupe dhe klane mafioze, të cilët për interesat e tyre kriminale kërkojnë të marrin peng institucionet e shtetit shqiptar, duke përdorin mjetin më të pisët, atë të shantazhit. “Edhe pse truku i tyre mediatik, doli në dritë të diellit për të gjithë shqiptarët, ku të gjithë kuptuan se video ishte e manipuluar me qëllim nga Prifti – Rama, PS në vend që t’u kërkojë ndjesë atyre e thellon mashtrimin duke recituar vargjet e diktuara nga mafia, e cila e ka infektuar këtë parti gjer në palcë, duke e shndërruar Partinë Socialiste në Partinë e Spiunëve të Shqipërisë”, theksoi Pesha, duke bërë thirrje se tashmë ka ardhur kaha për dezinfektimin e saj. Por, duke qenë se jo vetëm lidershipi i PS-së, por edhe Bashkia e kryeqytetit drejtohet nga Edi Rama, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha se “sot me shume se kurrë është koha për dizinfektimin e Bashkisë së Tiranës nga parazitët që i janë ngjitur prej vitesh dhe thithin paratë e popullit me tubat e pluhurit të krimit”. Pesha garantoi se ish-kryeministri Ilir Meta, që dha dorëheqjen për shkak të një videoje-shantazh, ka për ta fituar betejën e tij juridike, morale dhe politike me këto grupime të rrezikshme. “Lajmi i mirë për të gjithë shqiptarët është se përballja e fundit po afron dhe ajo është në 8 maj, ku të gjithë së bashku mund t’i largojmë njëherë e mirë çimkat, fuksat, spiunët, kriminelët e mafiozët e grupuar sot të gjithë tok rreth një prifti të ngratë që i ka shitur shpirtin një djalli të gjatë”, përfundoi deklaratën e tij, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha. mit/NOA

KOMENTE