Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Beçaj tregoi dje se Meta gënjeu për vendimin
English

PS: Beçaj tregoi dje se Meta gënjeu për vendimin

Tiranë, 15 janar 2011, NOA – Selia rozë ka reaguar rishtas ndaj deklaratës së ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si një gënjeshtar dhe padrino të vërtetë. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj në një konferencë për shtyp, zbardhi të vërtetën për një nga pjesët e videos së regjistruar ku tregohej një bisedë e Ilir Metës dhe Dritan Priftit për një person, i cili do të përfitonte një koncesion, për të cilin meta sikundër u dëgjua dhe u pa në video theksoi se kishte dalë edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, një vendim i cili sipas Metës i jepte rrugë të lirë hyrjes së kësaj firme në tender. Por, për zbardhjen e kësaj të vërtete ndihmoi edhe deklarata e një dite më parë e Kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, e cila duke u distancuar nga dalja e emrit të saj përgjatë videos, sqaroi se vendimi i apelit për të cilin foli ish-zëvendëskryeministri u dha tre muaj më vonë nga koha kur daton edhe videoja e regjistruar. “Pas deklaratës së djeshme të Kryetares së Gjykatës së Lartë, skandali korruptiv ku është përfshirë Ilir Meta merr një përmase krejtësisht të re. Dje, zonja Beçaj deklaroi publikisht se vendimi i Gjykatës së Apelit për të cilin bëhet fjalë në video, në fakt është dhënë 3 muaj pas regjistrimit të videos, pra jo në mars 2010 por në datën 18 qershor 2010”, deklaroi deputetja Felaj. Ky sqarim sipas Felaj hodhi poshtë edhe njëherë deklaratat e Metës, duke treguar se edhe në këtë pikë Meta ka gënjyer. “Sipas deklaratës së Kryetares së Gjykatës së Lartë, rezulton që Ilir Meta të ketë gënjyer në lidhje me ekzistencën e vendimit të formës së prerë. Pasi u kap gafil, i regjistruar në video, teksa përpiqej si ndonjë padrino i vërtetë i mafias të ushtronte presion mbi një ministër për t’u dhënë miqve të tij në këmbim të 700 000 eurove, një koncesion për ndërtim hidrocentralesh, nga i cili edhe ai vetë është akuzuar se do të përfitonte 20% të të ardhurave, Ilir Meta shpresoi të përdorte një vendim inekzistent të Gjykatës së Apelit, si një gjethe fiku për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë”, nënvizoi Felaj. Natyrisht, tha deputetja socialiste, shqiptarët nuk janë aq naivë sa të besojnë se padrinot e tipit Meta i ha meraku për drejtësinë dhe askush në Shqipëri nuk i besoi për një moment të vetëm pretendimet e këtij zëvendëskryemafiozi. “Unë, ka thënë çdo ditë ky padrino i fiksuar në video, kam ndërhyrë si zëvendës kryeministër dhe kryetar i LSI për të respektuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Por sot të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të kuptojnë fare mirë sesi qëndron e vërteta, se Ilir Meta ka vepruar në traditën më të mirë të një padrinoje të oborrit të Sali Berishës, duke përdorur pushtetin e presionin për përfitimin e tij personal”, argumentoi Ermonela Felaj, duke i bërë thirrje prokurorisë të hetojë edhe mbi këtë bllof të turpshëm të Ilir Metës dhe ta marrë atë nën hetim ashtu siç do të kishte bërë me çdo shkelës ligji të rëndomtë në këtë vend. Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj doli në një konferencë për shtyp të premten pasi në videon e përgjuar doli në pah edhe emri i saj, pasi sikundër u mësua po në videon e regjistruar fshehtas, ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta kishte ndihmuar vajzën e Beçajt për të shkuar në ambasadën shqiptare në Vjenë, pretendim që Beçaj e hodhi poshtë. mit/NOA

KOMENTE