Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Meta iku, Berisha merr përgjigjen në 21 janar
English

PS: Meta iku, Berisha merr përgjigjen në 21 janar

Tiranë, 15 janar 2011, NOA – Me ikjen e Ilir Metës duket se lufta e selisë rozë kërkon një tjetër person, pikërisht rrëzimin e regjisorit të koalicionit PD-LSI, kryeministrin Sali Berisha. Në një prononcim për mediat deputeti socialist Eduard Shalsi duke reaguar ndaj mbledhjes së KDK-së së LSI-së e cilësoi fjalën e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, si shfaqjen e neveritshme të një njeriu të marrë fund. Dorëheqja e Ilir Metës tha deputeti Shalsi ishte thjesht një manovër për të mbajtur në këmbë koalicionin, një koalicion që sipas tij së bashku me regjisorin e tij, Sali Berisha do ta marrin përgjigjen në protestën e madhe të opozitës në 21 janar. “Në këtë shfaqje të turpshme, Ilir Meta është vetëm një aktor i pështirë, pasi regjisori i kësaj shfaqje është dhe mbetet Sali Berisha. Matrapazi Ilir Meta dhe bosi i tij Sali Berisha mendojnë se mund të vazhdojnë të tallen me shqiptarët, por gabojnë dhe përgjigjen do e marrin nga vetë shqiptarët në 21 janar”, tha Shalsi. Sipas tij, me ikjen e matrapazit Ilir Meta, nuk ka ikur “blloku i pisllëqeve” që është në dorën e Sali Berishës. mit/NOA

KOMENTE