English

Pukë, kapet me armë në banesë 31-vjeçari

Pukë, 15 janar 2011, NOA – Uniformat blu të Pukës kanë arrestuar sot në mesditë një 31-vjeçar të quajtur Ndue Prendi, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas korrespondentit të agjencisë NOA, 31-vjeçarit Prendi banues në fshatin Shkozë, të komunës Gjegjan të Pukës gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një armë zjarri tip Pushkë, si dhe një sasi e konsideruershme fishekësh.

Prendi po ndiqet penalisht nga prokuroria e Shkodrës për veprën penale të prodhimit dhe armëmbajtjes municioneve luftarake pa leje.

mit/NOA

KOMENTE