English

SHBA, Republikanët zgjedhin kryetarin e tyre

E shtunë, 15 janar 2011, NOA- Partia RepublikaneShtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur liderin e ri. Reince Priebus quhet kreu i sapozgjedhur, i cili me shumicë votash u vendos kryetar i Komitetit Kombëtar të Republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Ai u zgjodh me 97 vota pro, në mesin e 186 votuesve. Ndërkohë që posti i presidentit të Partisë është më shume organizativ se politik. Ky proces shënoi përfundimin e raundeve 7 mujore për zgjedhjen e kreut të organit më të lartë të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara. Priebus ka mbajtur më parë postin e kreut të republikanëve në Uisconsin, ndërkohë që në vitin 2004 kandidoi pa sukses për tu bërë anëtar i Senatit në Kongres. Bëhet me dije se një ndër sfidat kryesore të presidentit të sapo zgjedhur do të jetë pikërisht rritja e buxhetit të partisë borxhi i të cilës ka shkuar në 20 milion dollar. a.y/NOA

KOMENTE