English

Australia, u vë taksa qytetarëve për përmbytjet

E martë, 18 janar 2011, NOA- Dëmet dhe përmasat katastrofike të përmbytjeve në Australi, ka bërë që qeveria të vërë taksë për rindërtimin e vendit. Këto masa kanë ardhur në mënyrë që të mos cenohet buxheti i shtetit, dhe për të realizuar këtë, çdo qytetar duhet të paguajë 1.5% taksë në shërbimet e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Si rrjedhojë e përmbytjes prej disa javësh, u shënuan 24 viktima dhe dhjetra persona të tjerë të zhdukur. Dëmi në këtë vend është i pallogaritshëm dhe kjo është mënyra që Australia ka vendosur të rimëkëmbë vendin, duke i rënduar më tepër qytetarëve. a.y/NOA

KOMENTE