Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Milano, viziton Forumin Shqipëri-Itali
English

Berisha në Milano, viziton Forumin Shqipëri-Itali

Tiranë, 18 janar, NOA - Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë pune në Milano, Itali, ku, me ftesë të kryetares së Bashkisë së Milanos, Letizia Moratti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Itali, të organizuar nga bashkia e Milanos, rajoni i Lombardisë dhe Unioni i Dhomave të Tregtisë.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet pranë Kryeministrisë, qëllimi i këtij Forumi është forcimi i bashkëpunimit ekonomik, prezantimi i rasteve dhe projekteve të suksesshme italiane në Shqipëri, tërheqja e më shumë investimeve italiane në vendin tonë dhe bashkëpunimi me biznesin shqiptar.

Ndaj në këtë aktivitet, kryeministri Berisha shoqërohet nga një grup prej 100 përfaqësuesish të biznesit shqiptar, të cilët do të kenë mundësi të takohen me përfaqësues të rreth 100 sipërmarrjeve italiane, pjesëmarrëse në forum.

Ndër të tjera, mësohet se kryeministri Berisha do t’i adresohet panelit me një fjalë, në të cilën do të bëjë një paraqitje të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, reformat ekonomike, fiskale dhe administrative për krijimin e një klime të favorshme për biznesin, potencialet e mëdha që ofron Shqipëria në shumë fusha, veçanërisht në ato me interes të përbashkët.

Por gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të zhvillojë edhe takime me drejtues të lartë të qeverisë italiane dhe të pushtetit vendor të rajonit të Lombardisë.

Në përfundim të saj, kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, do të jetë i pranishëm në çeljen e ekspozitës për Nënë Terezën, në Pallatin Marino, iniciativë e Fondacionit “Nënë Tereza”, me mbështetjen e bashkisë Milano.

n.e/NOA

KOMENTE