Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqipëria, mundësi të mëdha ekonomike
English

Berisha: Shqipëria, mundësi të mëdha ekonomike

Milano, (Itali), 18 janar, NOA - Kryeministri Sali Berisha përpara nisjes së Forumit Ekonomik Shqipëri-Itali, i cili po zhvillohet në Milano, zhvilloi një takim me kryetaren e Bashkisë së Milanos Letizia Moratti, me Presidentin e rajonit të Lombardisë Roberto Formigoni dhe me Presidentin e Provincës së Milanos Guido Podesta.

Presidenti i Rajonit të Lombardisë Formigoni, pasi i uroi mirëseardhjen Kryeministrit, theksoi raportet e shkëlqyera midis dy vendeve në mënyrë të veçantë ato me karakter ekonomik dhe në këtë funksion, edhe Forumi Ekonomik do të jetë mundësi e shkëlqyer për bizneset e dy vendeve për të vendosur raportet me interes të përbashkët.

Formigoni, duke shprehur kënaqësinë që shumë biznesmenë lombardë kane shtrirë me sukses aktivitetet e tyre në Shqipëri, u shpreh se do të ishte me shumë interes që raportet ekonomike me Shqipërinë të shtrihen edhe më tej, pasi, siç theksoi ai, Shqipëria nuk është vetëm një vend mik, por edhe një vend me potencial të jashtëzakonshëm.

Kryetarja e bashkisë së Milanos, Moratti vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali si një faktor i rëndësishëm në forcimin e raporteve dhe miqësisë midis dy vendeve. Ajo u shpreh se komuniteti shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti ai në Milano është një ndër komunitetet më të mëdha dhe më të mirë integruara.

“Një shtyllë e fortë e miqësisë dhe e bashkëpunimit në nivel ekonomik, kulturor, shkencor dhe intelektual midis dy vendeve janë edhe studentët shqiptarë që studiojnë në universitet italiane, të cilët janë biznesmenët e ardhshëm, por dhe ura lidhëse midis dy vendeve”, tha ajo.

Moratti vlerësoi edhe bashkëpunimin me Fondacionin kulturor “Nënë Tereza”, në bashkëpunim me të cilën sot kurorëzohet në Milano një iniciativë e rëndësishme kulturore, çelja e ekspozitës në nderim të kësaj figure të rëndësishme për mbarë njerëzimin dhe që përfaqëson gjithashtu vlerat më të mira të popullit shqiptar.

Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e marrjes pjesë në këtë Forum të përbashkët Ekonomik. “Është një kënaqësi dhe mundësi shumë e mirë për të prezantuar vendin tim dhe potencialet ekonomike të tij përpara investitorëve lombardë dhe në një nga rajonet më të zhvilluara të Italisë, siç është Lombardia”, u shpreh Kryeministri.

Më tej, Kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend i vogël, por me mundësi të jashtëzakonshme, me ekonomi vibrante dhe me potenciale të mëdha për tu zhvilluar më tej.

“Në qendër të politikave të qeverisë time është ekonomia e tregut, ndaj edhe forcimi dhe zhvillimi i saj është shumë i rëndësishëm. Në bazë të të gjitha marrëdhënieve si politike, diplomatike, shoqërorë ndodhet infrastruktura e marrëdhënieve ekonomike, prandaj është e rëndësishme t’i forcojmë ato edhe më tej”, tha Berisha.

Duke vlerësua marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, Kryeministri Berisha theksoi se Italia, solidariteti i saj dhe i vendeve mike kanë qenë kontribuuesit kryesorë në ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Kryeministri Berisha e cilësoi çeljen e ekspozitës në nderim të figurës së Nënë Terezës si një detyrim për gjithë dinjitetin që kjo grua i jep qenies njerëzore. Ai nënshkroi edhe Librin e Personaliteteve më të shquara që kanë vizituar Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Milanos.

a.k/NOA

KOMENTE