Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debat për pronat, babai plagos të birin
English

Debat për pronat, babai plagos të birin

E martë, 18 janar 2011, NOA- Një konflikt brenda familjes ka ndodhur pak më parë në qytetin e Dibrës, ku babai ka plagosur të birin. Gjatë konflikteve njëri me tjetrin, atë e bir kanë qenë të nxehur, pasi shkak për këtë është bërë një çështje pronësie, duke lënë mënjanë thirrjen e gjakut, por duke ndjekur vetëm gjaknxehtësinë, babai ka qëlluar të birin e tij. Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA, konfirmohet se, Ymer Tanushi ka plagosur me çifte djalin e tij, duke e zgjidhur me armë “kufirin” e pronës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallreç, ndërsa fqinjët sapo kanë dëgjuar krismën kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar situatën. Ndërsa djali është dërguar në spital, i ati ka përfunduar në prangat e policisë. a.y/NOA

KOMENTE