Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto i siguron mbështetje misionit ODIHR
English

Haxhinasto i siguron mbështetje misionit ODIHR

Tiranë, 18 janar 2011, NOA- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, është takuar ditën e sotme me misionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it.

Ky takim erdhi pas vizitës së misionit i cili gjendet në vendin tonë, në një mision vlerësimi paraprak e tërësor të situatës parazgjedhore dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjatë takimit Ministri Haxhinasto njohu misionin me angazhimin dhe punën e Qeverisë Shqiptare për realizimin e një procesi zgjedhor, të lirë e të ndershëm, në përputhje me standardet e kërkuara ndërkombëtare.

Më tej, Ministri vuri theksin në rëndësinë e kontributit të të gjithë aktorëve politikë në krijimin e klimës së duhur politike, që do të garantojë zhvillimin e suksesshëm të procesit zgjedhor.

Në mënyrë të veçantë, ai theksoi vullnetin e mirë të Qeverisë Shqiptare për realizimin, në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR, në vijim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe infrastrukturës zgjedhore, si dhe procesit të administrimit të zgjedhjeve.

Ministri Haxhinasto vuri në dukje se, suksesi i kësaj reforme elektorale do të varet nga bashkëpunimi dhe kontributi i të gjithë faktorit politik në vend.

Ai siguroi edhe njëherë misionin e OSBE/ODIHR-it për seriozitetin e shprehur të koalicionit qeverisës dhe angazhimin për vijimin e bashkëpunimit të institucionalizuar me opozitën.

Ai u shpreh që angazhimi për reformën zgjedhore është treguesi më i rëndësishëm për vërtetësinë e kauzës së transparencës zgjedhore të opozitës.

Në përfundim ai shprehu gatishmërinë e qeverisë në mbështetje të veprimtarisë së misionit ndërkombëtar vëzhgues të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen më 8 Maj 2011.

Në axhendën e takimeve të këtij misioni përfshihen takime me autoritetet më të larta shtetërore, institucione të administrimit të zgjedhjeve, faktorin politik në vend, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

a.y/NOA

KOMENTE