Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ikja e lustraxhiut
English

Ikja e lustraxhiut

"Sot, disa nga politikanët janë të paprekshëm, ato kanë krijuar perandorin e tyre. Janë pasuruar në kurriz të popullit. Të njëjtin sot na paraqiten si analist politik. Biri im, në këto rrethana është vështir për ruajtjen e integritetit moral. Ai që ti ka dhënë këto letra të bardha është një nga ato që brenda natës ka ndryshuar pikëpamjet politike. Ai me intriga, dredhi bënë diskreditimin e oponentëve politik".

Nga Agim Jakupi

Në shoqëri paraqiten dy lloje të moralit që janë të kundërta njëra me tjetrën: “morali”i politikanit dhe morali i një qytetari. Dalëngadalë edhe lustraxhiu i qytetit tonë pjesërisht i është adaptuar luftës politike dhe ka mësuar për moralin. Lustraxhiu jonë është një djalë shumë ambicioz. Para se të fillonte profesionin e tij, babai i tij kishte vënë në tallje politikanët dhe i kishte thënë të birit se politikanët para se të merren me politik kishin qenë lustraxhinjë. Tregimin e babait ai e kishte marrë si punë serioze.

Një ditë vendos që ti marrë furçat dhe të punoje. Djalë i vogël, me furçat e tij të mëdha, pret që kalimtarët të vënë këmbë mbi të... mbi arkën e tij... Ai ishte i kënaqur kur kalimtarët vendosin këmbën mbi arkën e tij, rrëmben me shpejtësi furçat me të dyja duart e tija të vogla, dhe me shkathtësi mundohet që ta kryeje punën e tij... dhe sikur shkelësve të arkës ua bënë me dije se ai është mjeshtër i përkryer, zanat ky që nuk e ka trashëguar nga prindërit...

Ç’është e vërteta, ka një kohë që lustraxhiu nuk duket. Ai kënd duket bosh. Çfarë po ndodh, ku gjendet, iku nga qyteti dhe po shfrytëzon liberalizimin e vizave apo…?

Vërtetë na mungon edhe pse asnjëherë nuk kam vënë këmbën mbi arkën e tij. Mësova se ai dhe familja e tij për një kohë ishin larguar nga qyteti. Babai i tij kishte kuptuar për veprimtarin e të birit. U mundua që ta ndaloje, por kot. Lustraxhiu vazhdoi zanatin e tij. Mirëpo, një ditë mbi arkën e tij e vë këmbën një i panjohur. Ai pa pyetur fillon lustrimin e këpucëve. Personi i panjohur i ofron dokumente të shkruara në gjuhë të pakuptueshme për lustraxhiun. Ja merri këto dhe shpërndajë në Çarshi. Lustraxhiu edhe pse kishte mësuar disa gjëra për politikën dhe politikanët, ai nuk ia kishte idenë për dokumentet e ofruara nga i panjohuri. Me të shkuar në shtëpi, dokumentet ia jep babait të tij. Ai kur i pa u habit, ku i gjete?!! E pyeti. Lustraxhiu i tregon se një i panjohur ia dha. Atëherë babai i thotë: biri im, besoj se edhe vetë je i vetëdijshëm se sa e rrezikshme është puna jote. Jo nga hajnat e dikurshëm, por nga politikanët që bëjnë politik në rrugë. Të lutem largohu, babai yt pësoi nga njerëzit e tillë.

Edhe pse dëgjon se “vazhdimisht zhvillohen dhe përparojnë” ato me zemër janë komunist, nuk ia dojnë të mirën kombit. Paraqitja e tyre poreuropian është gënjeshtër dhe mashtrim. Ato nuk kanë moral, nuk i bren ndërgjegjja. Ndryshojnë altar mëngjes e mbrëmje, bindjet e tyre ideologjike i ndryshojnë sikur këmishët. Djali im, skena jonë politike më tepër iu ngjan serialeve spanjolle. Nuk merren në konsideratë mjetet për të arritur te qëllimi.

Këto janë makiavelat e kohës sonë, gënjeshtrat dhe mashtrimet janë mjete legjitime për veprime politike. Shoqëria jonë po ushqehet me helmin e kohës. Rreziku për vdekje është evident. Sot, disa nga politikanët janë të paprekshëm, ato kanë krijuar perandorin e tyre. Janë pasuruar në kurriz të popullit. Të njëjtin sot na paraqiten si analist politik. Biri im, në këto rrethana është vështir për ruajtjen e integritetit moral. Ai që ti ka dhënë këto letra të bardha është një nga ato që brenda natës ka ndryshuar pikëpamjet politike. Ai me intriga, dredhi bënë diskreditimin e oponentëve politik. Kjo gjë është e pandershme dhe me veprime të tilla merren të dobëtit.

Djali im, profesioni yt është fisnik, por behu i dëgjueshëm dhe lere lustrimin e këpucëve. Ti kupto, ne jemi viktimë e atyre që na premtojnë pranverë të re e nga ana tjetër thonë se dielli është i tyre. Po ashtu, jemi viktimë e atyre që premtojnë shqip – shqip e godasin maqedonisht. Bindju vullnetit të Zotit, puno, vepro dhe lutju Atij për ditë më të mira, besoi me bindje “Urës së Siratit”.

Lustraxhiu i vogël kuptoi shumë gjëra, pranoi këshillat e babait. Ai ishte i mërzitur, por rrugë tjetër nuk ka. Iku, familja e tij po shfrytëzon liberalizimin e vizave.

Më parë jemi lutur që lustraxhiu i vogël mos të bëhet sikur ata që ishin para tij lustraxhinj, që pastronin këpucët e popullit, kurse tani me këpucët me… shkelin popullin. Sot, lutemi që lustraxhiu i vogël të përvetësoj nga politika e perëndimit dhe kur të kthehet ta harroje rrugën…

NOA

KOMENTE